Me siguri muret në shtëpinë tuaj janë të mbushura me foto familjare apo gjera të tilla sepse janë zgjidhja më e lehtë kur i vjen radha dekorimit të mureve. Nëse keni ende hapësira bosh ose doni të bëni ndryshime në muret e dhomave tuaja, ne ju japim disa ide të veçanta që do t’i japin një nur tjetër shtëpisë suaj.
Tekstile
Nëse keni një mbulesë divani apo diçka të ngjashme që shkon shumë me ngjyrën e mureve tuaj, atëherë gjejini një cep në murin e dhomës suaj.
Kosha të thurur
Me siguri shumë nga ju kanë në shtëpi kosha të thurur që zakonisht nuk i mbushni me asgjë, por i mbani sepse duken bukur. E besoni se sa bukur do të duken në murin tuaj?
Lule të varura
Nëse jetoni në apartamente për të mos humbur kënaqësinë e të pasurit disa lule i varni në ambientet e ballkonit. Por provoni të fusni disa ngjyra të bukura edhe brenda shtëpisë. Zgjidhni vazon e duhur dhe eksperimentoni në murin e dhomës
Qeramika
Pjata qeramike me ngjyra dhe forma të ndryshme janë një ide që do ta bëj murin një pikë referimi.
Pasqyrat
Që të shikoni si dukeni, për të reflektuar dritën dhe për t’i dhënë hijeshi dhomës apo hollit në shtëpi, varni sa më shumë pasqyra.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë