Donald Trump njihet për deklaratat e tij pa doreza që shpesh herë kanë shkaktuar polemika dhe debate të shumta.
“Daily Mail” ka rikthyer në kujtesë një deklaratë të Trump në vitin 2000 ku ai ka folur për princeshën e ndjerë Dianën. 3 vite pas vdekjes së saj Trump është shprehur:
“Ajo ishte e çmendur, por nëse do kisha mundësinë do flija me të pa hezitim”.
Ai gjithashtu është pyetur për 10 femrat e tij të preferuara, ku Diana mbante vendin e tretë pas ish-gruas së tij Ivankës. Trump shpesh e ka shprehur simpatinë e tij për princeshën rebele, pasi në librin e ti “The Art Of The Comeback”, ai ka shprehur konsideratën për princeshën.
“Nuk mund të rrija pa e vënë re se si ajo linte gjurmë te njerëzit. Ajo tërhiqte vëmendje kudo që shkonte. Sharmi i saj. Prezenca e saj. Ajo ishte një princeshë e mrekullueshme” – ka shkruar Trump në librin e tij menjëherë pas vdekjes së Dianës.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...