Deformimi i nyjeve të këmbëve dhe qetësimi natyral i dhimbjeve me dy përbërës

12:39 | 14 Nëntor 2020
Arbresh.info

Këpucët e ngushta, të parehatshme, lëndimet dhe sëmundjet inflamatore janë disa prej shkaktarëve të nyjeve të forta që shfaqen në bazën e gishtit të madh të këmbës. Këto deformime shfaqen ngadalë dhe krijojnë një deformim të pakëndshëm. Ato duhen trajtuar menjëherë përpara se të shkaktojnë një komplikim më serioz. Shfaqja e këtyre deformimeve nuk ka të bëjë thjesht me paraqitjen sepse prania e këtyre nyjeve nxit enjtjen, dhimbjen dhe disa simptoma të tjera.

Shkaqet e formimit të nyjave kockore të këmbës
Shkaku kryesor i shfaqjes së këtyre nyjeve është shpesh i paqartë. Megjithatë, studimet kanë identifikuar disa shkaqe të mundshme:

Deformimet e trashëguara të këmbëve

Lëndimet e këmbës

Përdorimi i tejzgjatur i këpucëve të ngushta

Përdorimi i këpucëve me taka

Sëmundjet inflamatore si artriti.

Simptomat e nyjeve të këmbëve
Simptoma kryesore e këtij problemi është deformimi i gishtit të madh të këmbës. Megjithatë, ky problem shfaqet me simptoma të tjera siç janë:

Enjtja dhe skuqja e bazës së gishtit të madh

Kallo

Dhimbje të vazhdueshme

Vështirësi në lëvizjen e gishtit.

Vaj ulliri dhe livandë

Kombinimi i vajit të ullirit me lulet e livandës ofron një solucion mjaft qetësues për këmbët.

Përbërësit

Gjysëm gote me vaj ulliri

5 lugë gjelle me lule livande.

Përgatitja

Hidheni vajin në një tenxhere dhe më pas shtoni lulet. Lërini të valojnë së bashku në zjarr të ulët për 20 minuta. Më pas, prisni sa të ftohet dhe kullojeni. Masazhojini këmbët me këtë vaj dhe lëreni lëkurën ta përthithë atë.

Vajin mund ta përdorni dy herë në ditë. Për të përfituar rezultate maksimale është e rëndësishme që përdorimi i vazhdueshëm dhe pa ndërprerje. Është gjithashtu e rëndësishme që të vishni këpucë të rehatshme dhe që mundësojnë ajrosjen e këmbëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme