Shkenctarët dhe psikologët gjithmonë janë munduar ti japin zgjidhje pyetjes:- “Cfarë është dashuria?”. Në 1980 psikologu amerikan Robert Stenberg zhvilloi një teori rreth dashurisë që përfshinte 3 pika (Intimitetin, pasionin dhe angazhimin). Sipas tij këto ishin 3 pikat kryesore në të cilën mbështetej kjo ndjenjë që është kaq e përfolur në këngë, filma, poezi etj. Më pas këtyrë 3 cështjeve ju shtuan dhe 4. Këto më poshtë janë 7 llojet e dashurisë sipas Stenberg:
1-Pasion: Kjo është dashuria në të cilën dy persona nuk njihen mirë me njëri tjetrin por tërheqja midis tyre është shumë e fortë dhe e dukshme. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta por vazhdojnë qëndrojnë me njëri tjetrin. Sipas psikologut kjo lloj dashuria ka shumë pak mundëso që të kthehet në dicka serioze me kalimin e kohës.
2-Pëlqimi: Në këtë lloj dashuria njerëzit janë të lidhur nga interesa të përbashkëta dhe mund të jën gjithmonë vetvetja. Sipas Stenberg kjo është më tepër një lidhje që kthehet në shoqeri.
3-Dashuri boshe: Njerëzit që përjetojnë këtë lloj dashurie zakonisht e trajtojnë atë thjesht si një angazhim nuk e vazhdojnë sepse kanë dëshirë po ndjenjë. Me kalimin e kohës kjo gjë mund të ndryshojë dhe të shfaqen ndjenjat.
4-Dashuri e zakonshme: Është e njohur nga shumë prej jush. Është lloji më I përhapur I një lidhjeje. Ndodh kur dy persona kanë shumë tërheqje midis njëri tjetrit dhe e cojnë angazhimin e tyre në martesë dhe ne krijimin e nje familje.
5-Dashuria romantike: Kjo dashuri përfshinë pasion dhe intimitet. Dy personat që janë në këtë lidhje ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëri tjetrit por nuk janë gati të marrin hapa të tjerë.
6-Dashuria që të shoqeron gjithe jetën: KJo dashuri përfshin dhe angazhimin dhe intimitetin por ka mungesë pasioni. Psikologët thonë që me kalimine viteve kjo dashuri mund të kthehet ne perfeksion.
7-Dashuri e përkryer: Kjo ka 3 llojet kryesore që përmëndem dhe ne fillimin e artikullit, pasion, Intimitet dhe angazhim. Jo gjithmonë këto tre karakteristika janë të barabarta por e rëndësishme është që janë të treja bashke.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?