Një studim i publikuar në “Neuroscience and Biobehavioral Revieës’, tregon se alkooli dhe oksitocina (hormoni i dashurisë) kanë efekte shumë të ngjashëm në tru, për të mos thënë identikë.
Lidhja kimike
Oksitocina është një hormon i prodhuar nga hipotalamusi dhe është thelbësor në çimentimin e marrëdhënies nënë-bir. Gjithashtu ai luan një rol kyç në ndërveprimet sociale. Kulmi i oksitocinës përkon edhe në momentet më të rëndësishme të dashurisë, nga përqafimi apo orgazma.
Pro dhe kundra
Ky mekanizëm ushqen sjellje pro-sociale, si altruizmi, bujaria, ndjeshmëria, dhe na bën më të aftë për të flirtuar apo për të hedhur hapin e parë. Por ky mbi-besim, mund të ushqejë dinamikën e pakëndshme të sjelljes për të cilin ne flasim pak, ndoshta për shkak të pseudonimit”hormon dashurie.”
Anët e errëta
Ian Mitchell dhe kolegët nga Shkolla e Psikologjisë, Universiteti i Birmingham (UK), krahasuan efektet neurologjike të një personi të varur nga alkooli dhe një doze oksitocine. Dy substancat duken se kapin receptorë të ndryshëm në tru, por veprojnë në mënyrë të ngjashme në receptorët GABA. Këto qarqe nervore kontrollojnë mënyrën se si ne e perceptojnë ankthin dhe stresin në situata sociale (për shembull, gjatë një intervistë për punë, ose kur ne i kërkojmë dikujt për të dalë, por që nuk e njohim. Alkooli dhe oksitocina mund të ndihmojnë që situata jonë të jetë më pak e frikshme.
Kurajozë dhe të pacipë
Në të njëjtën kohë, këto dy substanca mund të shkaktojnë situata të rrezikshme shoqërore. Njerëzit mund të bëhen më agresive dhe ka të ngjarë që të jenë më ziliqarë apo më pak socialë. Duke vepruar në mekanizmat që rregullojnë frikën, ata mund të marrin rreziqe të panevojshme, sepse iu është rritur besimi në mënyrë të ekzagjeruar,(për të mos përmendur efektet negative që alkooli ka në shëndetin tonë).
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...