Një ndër gabimet më të zakonshme që e bëjmë, është se shpeshherë i pëlqejmë dhe duam të tjerët para vetes.
Bëjmë kompromise sa i përket vetëbesimit dhe dashurisë ndaj vetes vetëm për t’i impresionuar të tjerët apo të ndjehemi të pranuar në ndonjë lloj të caktuar të grupit shoqëror. Por, shumë shpejt e kuptojmë se me këto gjeste e kemi zhveshur veten nga lumturia duke e zvogëluar vlerën tonë në sytë e të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme të mbahet mend se suksesi vjen tek ata që e praktikojnë dashurinë ndaj vetes dhe qëndrojnë prapa asaj që besojnë.
Dashuria ndaj vetes bën që të shikoni përtej përvojave të hidhura
Është tendencë e zakonshme të ndjeheni krejtësisht të “shkatërruara” pasi që dikush t’ua ketë thyer besimin. Pavarësisht se ky besim a është thyer në angazhimet profesionale apo personale, ju do të filloni të humbni besim në sinqeritet, posa të kuptoni se të tjerët ju kanë shfrytëzuar.
Mbani mend që nuk është gjithmonë e mundur t’i rregulloni gjërat. Mos e fajësoni veten që i keni besuar një personi, por shikoni përtej përvojave të hidhura. Shëroni plagët me mëshirë ndaj vetes!
Bëni gjëra të cilat ju pëlqejnë t’i bëni, pastrojeni veten nga gjërat negative dhe lëreni shpirtin t’ju shërohet në mënyrë natyrale.
Duke qenë vetvetja do të tërhiqni dashuri, lumturi dhe sukses në jetë.
Ndaloni së viktimizuari veten
Nëse jeni duke pasur probleme në jetë, mos i lini plagët të thellohen duke e viktimizuar veten. Shpeshtësia e asaj se sa herë i diskutoni problemet me shoqërinë dhe familjen duhet të kufizohet.
Në vend të kësaj, duhet të kaloni kohë në vetmi dhe t’i analizoni gjërat. Vetëdija do t’i përgjigjet dyshimeve tuaja më së miri. Ndaloni së kërkuar simpati dhe mëshirë për shkak se dikush ju ka bërë diçka gabim. Kjo vetëm sa do t’ua dobësoj shpirtin.
Rikthejeni buzëqeshjen dhe ndaloni së viktimizuari veten në jetë! Asnjëherë mos e lini të kaluarën t’ua vendosë të ardhmen në asnjë formë.
Keni pikëpamje pozitive në jetë
Një ndër gabimet më të zakonshme që e bëjmë, është se shpeshherë i pëlqejmë dhe duam të tjerët para vetes.
Posa të filloni të praktikoni dashurinë ndaj vetes, do të vëreni se jeni duke u shëruar nga vetja. Përqendrimi juaj do të ndryshohet nga etja për hakmarrje në krijimin e lidhjeve të reja, e krejt kjo me pikëpamje pozitive.
Posa ta mbani lumturinë prioritet të jetës, ju do të merrni vendime të rëndësishme në jetë!
Pas një kohe do të vëreni se shumë lehtë do ta distanconi veten nga gjërat e mërzitshme, situatat apo njerëzit të cilët e kanë mbajtur lumturinë larg jush.
Jetë më të mirë shoqërore
Kur jeni të lumtur, keni tendenca t’i tërhiqni njerëzit e lumtur në jetë. Dashurojeni veten dhe do të bëheni të suksesshëm në joshjen e njerëzve pozitiv dhe me ndikim. Qëndroni të qetë, mbani një buzëqeshje dhe do të shihni se do të keni një jetë të mahnitshme shoqërore.
Posa të ndjeheni komod me veten, ju do të komunikoni me të tjerët në mënyrë më të mirë dhe do të jeni të aftë të mbani lidhje. /Telegrafi/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...