Dashuria i reziston distancave, qetësisë së ndarjeve dhe ndonjëherë, edhe tradhëtisë. Pa falje, nuk ka dashuri. Madje shpesh thuhet “Më thuaj kush të ka falur më shumë, të të them se kush të do më shumë”…
Dashuria është një ekuacion me shumëzime të shumta të faljes.
Atë e kupton teksa sheh në sy dikë që ka dreqosur gjithçka dhe i thua: “Edhe pse ke bërë gjithçka gabim, unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Nuk mund të jem as gjysma e kësaj që jam, nëse ti nuk je pranë meje”.
Dashuria na bën të shohim gjëra të tjera në zemrat tona, të cilat nuk mund t’i shohim dot, nëse jemi të vetëm.
Një shkrimtar e ka shpjeguar qartë, teksa është shprehur:
“NËSE NUK DO TË TË DOJA, MUND TË HUMBISJA SHUMË NGA ËNDRRAT QË KAM. NËSE NUK DO TË TË DOJA, MUND TË MOS I SHIHJA GJITHË LULET E BUKURA BRENDA ZEMRËS SIME”.
Është një ndjesi e bukur të shohësh ëndrra që më parë nuk i shihje dot e vetme.
T’i shohësh vetëm sepse dikush tjetër të ka dhënë hua sytë e tij, dhe sepse të ka ndihmuar të kalosh çdo vështirësi.
Të ka udhëzuar, të ka dhënë çelësat e zemrës së tij, të ka dhënë gjithçka…
Dashuria është të zbulosh vende të bukura, edhe atje ku gjithçka duket e shkretë”
Kopshtarët e dinë.
Ata i duan lulet dhe kujdesen për çdo detaj për to.
Edhe kur lulet vyshken, ata nuk mendojnë se ato simbolizojnë vdekjen absolute, por përgatitjen për çeljen e re.
Kush nuk mund të presë për çeljen, nuk ka se si ta përjetojë dashurinë e vërtetë.
Është shumë e thjeshtë.
Kur ka debate në çift, duket sikur midis të dy personave ndodh një krisje.
Pikërisht në atë moment duhet besuar se pas debatit, dashuria do të forcohet më shumë, pasi që të dy kanë mësuar diçka më tepër për karakterin e secilit.
Nga ana tjetër, duhet të dimë edhe se nëse një trëndafil nuk çel, atëherë ndoshta atij nuk i është dhënë vëmendja e duhur në rritje.
Jeta kërkon përkujdesje dhe dashuri.
Ai që do të rrisë një trëndafil, duhet të mësohet të përballojë edhe shpimin e gjembave të tij.
Por mos u shqetëso, për bukurinë e trëndafilit, mund të përballohet ndonjë shpim gjembash, apo jo?
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...