Dashuria e parë jo vetëm nuk harrohet, por është edhe vendimtare për formimin e të gjitha lidhjeve tona të ardhshme. Pra, përse është kështu?
Nuk është dashuria e parë e rëndësishme vetëm për atë që na ndodh në periudhën e ndjeshme të pjekjes, por edhe për shkak që ndikon në formimin e personalitetit tonë dhe në pjesën më të madhe përcakton dashuritë tona të ardhshme.
Ekziston e ashtuquajtura mbamendje emocionale, përkatësisht mendja e njeriut fuqishëm i mban në mend ngjarjet, aromat, fotografitë, gjestet dhe çfarëdo qoftë tjetër kur ndodhemi në gjendje të theksuar emocionale.
Kështu shumë emocione nga rrethi ynë mund të na rikujtojnë dashurinë tonë të parë, sepse në atë periudhë të jetës sonë kemi qenë shumë emocional.
Pikërisht nga këto arsye mund të na pëlqejnë disa karakteristika të partnerit të tashëm apo të ardhshëm, transmeton femina.al. Për shembull, me dashurinë tonë të parë kemi zhvilluar emocione të këndshme ndaj ndonjë gjesti të caktuar, aromës e të ngjashme, dhe partneri i ri na tërheq sepse sillet apo aromatizon në të njëjtën mënyrë.
Pra, kërkojmë dhe njohim te partnerët e rinj disa karakteristika të cilat i ka pasur dashuria jonë e parë, sepse i kemi lidhur me emocione të këndshme.
Natyrisht, dashuria megjithatë është diçka më shumë se proceset kimike të trurit tonë, mirëpo në zhvillimin e preferencave emocionale, por edhe në vetë joshjen, ka shumë kimi dhe procese biologjike në kuptimin mirë të fjalës.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...
Raporti Lela-Leo, ky i fundit thotë se Driloni është xheloz ...