Edhe nëse bëhet fjalë për dashuri të fshehtë për vajzën e ëmbël nga klasa apo për marri tinejxherësh, tek shumica e fëmijëve dashuritë e para rriten para ditëve të pubertetit.
Lidhjet e para serioze dhe puthjet e para sipas rregullave janë të rezervuara për vjetët e pubertetit. Megjithatë, fëmijët në shkollë fillore, edhe atë bash herët, tregojnë interesim për gjininë e kundërt, dhe në oborr të shkollës mund të shihni se si djemtë i ndjekin vajzat, vajzat iu japin puthje naive djemve apo të dashuruar imagjinojnë posterin që e kanë në mur të dhomës së tyre.
Kjo është po ashtu koha kur fëmijët janë shumë të ndjeshëm, për këtë punoni me ta me kujdes dhe me shumë mend.
Jini të kujdesshëm
Mos i lëni anash apo t’i gjuani dashuritë e tyre të para vetëm se ju duken të vegjël. Në kohën e pubertetit të hershëm ndjenjat rriten, por kjo nuk do të thotë që para kësaj ato nuk janë të vërteta, qoftë ajo që bëhet fjalë për ndonjë idol apo ndonjë djalë nga shkolla. Ndjenjat janë të vërteta që çke me të. Mënyra se si do të reagoni në tregimin e parë të fëmijës suaj për dashurinë, do të drejtojë se si do të sillet ai më vonë kur janë në pyetje lidhjet- a do të ju rrëfehet apo nuk do ju tregojë asgjë.
Mos flisni më shumë se sa është e nevojshme
Pa marrë parasysh nga ajo se çka keni nevojë t’i thoni të gjitha detajet e këqija nga të cilat princesha juaj do të duhej t’i shmanget gjinisë së kundërt deri sa t’i mbush 30 vjet, lejojani të kënaqet në dashurinë e saj të parë dhe të besojë që ajo që ndjenë për atë djalin me këmishë të kaltër është- dashuri e vërtetë. /femra.net/
E kur është në pyetje biseda për dashuri – tani me siguri nuk është koha për bisedë për ‘bletë e lule’ përveç nëse fëmja vetë nuk ju pyet (atë pyetjen e famshme- ‘Nga vijën fëmijët?)
Përcillni fëmijën tuaj
Kur vogëlushi juaj t’ju tregojë për dashurinë, përcilleni entuziazmin e tij. Nëse sillet pak në mënyrë qesharake, në rregull është të luani për këtë dhe për dashurinë e tij. Por nëse me ju mundohet të flasë me seriozitet, edhe ju jini serioz dhe tregoni që ju ka mbetur deri tek biseda e tij.
Jepini hapësirë
Edhe pse ndoshta ju po vdisni nga dëshira të merrni vesh gjithçka detalisht, edhe për ndjenjat e tij, pyetjet e shumta mund të shkaktojnë kundër efekt dhe tërheqje. Lëreni fëmijën tuaj që t’ju afrohet vetë, e ju jini të gatshëm t’i ofroni mirëkuptimin dhe nëse është nevojë përkrahje .
Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për dashuri fëmijërore në klasë të parë apo për dashuri serioze në vit të parë të shkollës së mesme, e rëndësishme është gjëja që ju do bëni dhe mbështetja që do ja jepni. Mos e injoroni apo përulni ndjenjën e tij, pa këtë fëmija juaj do të rritet me dijen që gjithmonë mund të ju thotë gjithçka kur janë në pyetje ndjenjat e tij, e kjo është shumë e rëndësishme më vonë kur janë të nevojshme më shumë biseda, këshilla dhe qetësim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...