Shkencëtarët kanë zbuluar se zakonet e papërshtatshme të të ngrënit prishin orën bilologjike të lëkurës së minjve, duke çuar në një dobësim të një enzime të lëkurës që bllokon rrezatimin e dëmshëm ultraviolet të diellit.
Të gjithë ndonjëherë hamë natën vonë, përfshirë edhe patate të skuqura, apo çokollatë. Ndërsa e dimë që nuk është saktësisht opsioni më i shëndetshëm, ndonjëherë thjesht nuk mund t’i rezistojmë kësaj dëshire, veçanërisht nëse jemi duke parë një film, transmeton portal arbresh.info
Përveç faktit që mund të fitojmë peshë më lehtë për shkak të një vakti të vonë, konsumimi i ushqimit në orët e vona është gjithashtu i dëmshëm për lëkurën tonë.
Jason Emer, një dermatolog nga New York, pretendon se shijimi i vakteve të mesnatës jo vetëm që kontribuon në fryrjen e barkut dhe shtimin e peshës, por gjithashtu mund të ndikojë në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës, madje edhe në kancerin e lëkurës.
Studimi i kryer te minjtë ka zbuluar se darka në orët e vona mund të shkaktojë edhe probleme tjera shëndetësore.
Nëse me të vërtetë doni të hani diçka në mbrëmje, dermatologët thonë se qëndroni te ushqimet organike dhe të papërpunuara, të tilla si frutat e pasura me antioksidantë, perimet dhe buka me miell gruri.
Pavarësisht kur ose çfarë hani, sigurohuni që të kujdeseni për lëkurën mëngjesin tjetër, trajtoni fytyrën tuaj dhe vendosni një dozë të madhe të kremit diellor./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...