Gjoksi i pulës është prej shumë vitesh në listën e ushqimeve që duhen konsumuar të paktën tre herë në javë.
Është i lehtë, i shijshëm dhe mbi të gjitha është i zhveshur nga kaloritë e tepërta, të cilave u druhemi gjithë kohën. Ne ju kemi treguar herë pas herë metoda të ndryshme të gatimit të tij, por receta e sotme është ajo që i duhet çdo amvise shqiptare për një darkë të këndshme në familje.
PËRBËRËSIT PËR 2/3 PERSONA: 4/5 gjokse pule në feta të holla, 100 g domate qershiza, 100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin, 1 lugë djathë Parmigiano i grirë, pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper, dhe bukë e thekur e grirë.
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grill sipër. Koha e përgatitjes është 30 minuta.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...