Shkruan Dr. Dafina Krasniqi
Tashmë nuk është më sekret, për shqiptarët, rimodelimi i hundës është preferenca e parë e kirurgjive plastike, shifrat e të cilave po rriten çdo vit. Tendenca që po rritet edhe më shumë është përdorimi i botox për rrudhat, si dhe mbushësve për buzët.
Çdo femër dëshiron që të ketë akoma më pak rrudha seç ka, dhe që të ketë një lëkurë sa më të lëmuar.
Por pavarësisht dëshirave të mëdha, mosha bën të veten dhe lëkura ditë pas dite pushtohet nga rrudhat.
Mirëpo ndoshta nuk e dimë, por gjatë jetës tonë të përditshme ka plot faktorë të jashtëm dhe të brendshëm që ndikojnë ne dëmtimin dhe plakjen e parakohshme si:
• humbja e indit dhjamor në lëkurë
• ndryshimet hormonale (menopauza)
• mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit
• mënyra e të fjeturit
• stresi etj.
Por mjekësia ka përparuar dhe sot ekzistojnë shumë trajtime dermatologjike, që na bëjnë të dukemi më të rinj me përdorime si fillers dhe botox.
E kishit menduar ndonjëherë të kishit buzë dhe mollëza me volum si edhe të mos kishit asnjë rrudhë në fytyrën tuaj
Këto i arrini me disa injeksione të vogla që përmbajnë xhel në përmbajtje, procedurë që zgjat 20 min dhe jeni të gatshëm të ktheheni në përditshmëri.
Filleri
Filleri është substancë në trajtë xheli, i cili mund të injektohet në lëkurë për të përmirësuar pamjen e rrudhave të holla apo të thella të lëkurës, për të mbushur dhe për të rregulluar rrudhat e thella nasolabiale, apo për të modeluar buzët. Rezultati është rritja e lëmueshmërisë së lëkurës së fytyrës, eliminimi i rrudhave të moshës dhe një pamje më e re fytyrës.
Shumica e fillersave zëvendësojnë komponentët e humbur të lëkurës, që janë kolagjeni, acidi hialurinic dhe elastina që janë shumë të domosdoshëm për rigjenerimin dhe për një funksionim sa më normal të lëkurës. Sot në të gjithë botën materiali më i mirë dhe i pranueshëm biologjikisht është Acidi Hyalurinic(AH). Ai gjendet në mënyrë natyrale në lëkurën tonë. Filleri pas absorbimit të tij zgjat rreth 6-9 muaj.
Nuk provokojnë efekte anësore ndërkohe që vazhdimisht mund t’u përshtatet linjave të fytyrës që ndryshojnë me vite (moshë).
Botox
Botokxi është një medikament që përmban një substancë të quajtur botulin toxin tipi A. Në doza të vogla të holluara toksina injektohet në muskujt e vegjël duke i relaksuar ato dhe për rrjedhim çon në shtrirjen e rrudhave të fytyrës. Botox mund të përdoret dhe për trajtimin e djersitjes së shtuar.
Si vepron BOTOX?
Botoksi bllokon impulset nervore që shkojnë në muskujt e vegjël dhe parandalon këta muskuj që të mblidhen. Në këtë mënyrë, lëkura sipër këtyre muskujve lëmohet dhe shtrihet pa rrudha. Botoxi vepron vetëm në muskujt specifik ku injektohet dhe jo në muskujt e tjerë afër.
Sa zgjatë efekti i BOTOX?
Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit të parë. Për të mbajtur një rrzultat sa më të mirë dhe natyral mund të përsëritet procedura 2-3 herë në vit. Megjithëse është parë që pas trajtimit të parë efekti i BOTOX në trajtimet e radhës zgjat edhe më shumë. Mos kini frikë se pas mbarimit të efektit rrudhat tuaja do duken më keq, përkundrazi ato përmirësohen më shumë. Përdorimi i botox është parë dhe në mosha të reja mbi 18 vjeç./arbresh.info/
Dr. Dafina Krasniqi është certifikuar me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht nga kompania Zvicerane “Neauvia” për mbushjen me fillera dermal.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...