Kremrat BB janë bërë shumë të popullarizuara në mesin e grave në një hapësirë të shkurtër kohe. Ato janë të dizajnuara për të revitalizuar lëkurën që është dëmtuar nga procedurat kozmetike. Kremra të tjera të ngjashme janë shfaqur në vitet e fundit: kremrat CC, DD, PP dhe EE ,të cilat dallojnë nga njëra tjetra dhe secila përshtatet varësisht nga lëkura dhe mbulueshmëria.
BB është e shkurtër për “beauty balm” (balsam bukurie). Mund ta bëjë më të butë lëkurën e fytyrës tuaj dhe të lehtësojë acarimin. Ajo i përshtatet çdo lloji të lëkurës.
CC qëndron për “color controll” (kontroll ngjyre). Këto lloje të kremrave janë të përshtatshme për të ringjallur lëkurën e zbehtë ose të kuqe, dhe për të mbuluar shenjat në fytyrë. Përmban elemente që e bëjnë lëkurën tuaj të ndjehet e freskët dhe i japin një pamje të njëjtësuar, mirëpo nuk janë alternativa më e mirë për ato që kanë lëkurë të yndyrshme.
Kremrat DD, me shkronjat që qëndrojnë për “Daily Defense” (mbrojtje ditore), ndihmojnë në mbrojtjen dhe kujdesen ndaj lëkurës suaj. Ky lloj është shumë i mirë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga rrezet e diellit. Sidoqoftë, nuk ia vlen t’i përdorni aq shumë pasi që mund të bllokojnë poret tuaja. Ato përshtaten më së miri për mosha më të vjetra.
PP ose krem ”pink perfect” (roza e përsosur) është një bazë për aplikimin e kozmetikës. Grimcat e silikonit që ato përmbajnë plotësojnë të gjitha pjesët e pabarabarta të lëkurës, duke e bërë atë të njëtrajtshme PP përshtaten çdo lloji të lëkurës, por ato duhet të përdoren në lidhje me produktet e fytyrave të tjera. Pas aplikimit të saj, duhet të shtoni një shtresë krem tonal mbi.
EE “extra exfoliation“ (shtresim ekstra) krem i cili rinovon lëkurën dhe heq qafe qelizat e vdekura,gjithashtu mbrojnë lëkurën nga dielli . Disa prej tyre kombinojnë mbrojtjen kundër dritës ultravjollcë me mbrojtje kundër akneve. Kremet EE nuk kanë për qëllim të përdoren shumë shpesh, dhe nuk rekomandohet për lëkurë të hollë ose të ndjeshme.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...