Është një rrëfim i vjetër sa vetë koha: ti njeh dikë, kimia është fantastike, dhe marrëdhënia juaj lulëzon.
Keni një ndjesi të mirë për këtë marrëdhënie. Deri kur dëgjohen ato pesë fjalët që ndryshojnë gjithçka: “Kam nevojë për më shumë hapësirë”.
Askush nuk dëshiron të dëgjojë: “Dua hapësirë”. Tingëllon si puthja e vdekjes në botën e marrëdhënieve. Çfarë domethënë ekzaktësisht ka? Më pak mesazhe? Më shumë netë pa njëri-tjetrin? A është ndarje? Ja si duhet të reagoni kur e dëgjoni:
Dëgjoni me kujdes dhe kuptoni përsenë
Kur dëgjoni këto fjalë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është që të dëgjoni atë që po thotë partneri. Kuptoni arsyen pse do hapësirë – ka lidhje me ty, është i/e zënë në punë, apo është duke ndodhur diçka në jetën personale? Dhe më e rëndësishmja, respektoni kërkesën që bëjnë. Debatet, hedhja në mbrojtje nuk të shpien askund.
Jini realistë
Kini kujdes dhe jini realistë për situatën. Ka një dallim kur dikush që e njihni prej pak javësh kërkon hapësirë, dhe dikush që keni marrëdhënie ekskluzive kërkon hapësirë, shkruan bota,al, transmeton Klan Kosova. Është një gjë nëse keni dalë vetëm disa herë. Nëse është e fejuara, është gjë krejt tjetër. Sa më e shkurtër marrëdhënia, aq më pak duhet të protestoni.
Falënderojini sepse janë të ndershëm
Me rritjen e teknologjisë sot, komunikimi i marrëdhënieve është zhvendosur online. Është kollaj për njerëzit që thjeshtë të zhduken e as të mos të shkruajnë një mesazh. Kështu që, nëse dikush vendos t’ju thotë se do hapësirë, është më mirë se të mos jua thotë fare. Edhe pse nuk është lajm i mirë, është gjithsesi më mirë se t’ju lënë në errësirë, duke vrarë mendjen pse ndryshuan gjërat.
Respektoni dëshirat e tyre
Kur ju thonë dua hapësirë, jepjani hapësirën. Mos u përpiqni t’u ndryshoni mendjen. E dimë që është tunduese të kërkoni përgjigje apo justifikime për sjelljen tuaj, por mos e bëni. Do i përkeqësojë gjërat.
Merr edhe vetë pak hapësirë
Të gjithë e bëjnë, apo jo? Në vend të vrisni mendjen përse partneri kërkon hapësirë, merrni një fletë nga libri i tyre dhe merrni vetë pak hapësirë. Gjeni një hobi të ri, takoni miq, apo përkushtojuni seriozisht vetes. Mund ta shihni edhe marrëdhënien tuaj në një dritë të re./klan kosova
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...