Google ADS

Çokollatë apo puthje?! Mësoni se çfarë i bën gratë më të lumtura

16:37 | 26 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Një studim i fundit është marrë me lumturinë e grave dhe rezultati ka befasuar të gjithë.

Shkencëtarët pohojnë se nëse hani një copë çokollatë, do të ndjeni më shumë kënaqësi sesa të dëgjoni muzikë, të fitoni lotari ose të dashuroheni, transmeton portal arbresh.info

Ky fakt i pazakontë u zbulua nga shkencëtarët gjatë një skanimi të trurit në situatat e mësipërme, ku u vunë re aktivitete të ndryshme.

Çokollata përmban një substancë që truri ynë krijon kur ndiejmë dashuri.

Studimi thekson se gratë ndjehen më mirë kur hanë çokollatë, gjithashtu ato ndjehen më të vlerësuara nëse dikush u bën dhuratë një çokollatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme