Google ADS

Çka të bëni kur fëmija është duke pasur tmerre gjatë natës

15:14 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kur papritur fëmija ka filluar të ecë në mes të natës duke ulëritë përderisa ende është në gjumë, me siguri është duke pasur tmerre të natës.

Përderisa kjo mund të jetë një dukuri e zakonshme tek fëmijët është një ndodhi e frikshme për të përjetuar, edhe më shumë për nënën dhe babanë, dhe mund të ndodhë herët në moshën 2-3 vjeçare te fëmijët.

Një gjumë në tmerr është një gjumë i ndërprerë që mund të duket shumë e ngjashme me ankthin, por me një dukje shumë më befasuese. Tmerret e natës ndodhin gjatë ciklit të gjumit të thellë. Nuk është një ëndërr, por një episod i zgjimit të pjesshëm që ndodhë gjatë kalimit nga një cikël i gjumit në tjetrin. Tmerret e natës mund të shfaqen rreth 2 ose 3 orë pasi fëmijët të flenë, transmeton Telegrafi..

Tmerret e natës mund të shkaktohen nga një stimulim i tepërt i sistemit të qendrës nervore gjatë gjumit. Duhet t’ju përkujtojmë se nuk duhet zgjuar fëmijët gjatë tmerrit në gjumë por krijoni një rreth të sigurt për të mos e lënduar veten. Nuk ka trajtime të veçanta për tmerret gjatë natës, por ka mënyra për të mbrojtur fëmijët nga të pasurit ato.

Limitoni kohën e shikimit të ekranit në mbrëmje

Bëni rregulla të shtëpisë për të fikur të gjithë ekranet (TV, kompjuterët, telefonat, tabletave…) së paku një orë para gjumi. Drita e ekranit mund të ndalojë lirimin e hormonit të gjumit, melatoninës. Ne duam që truri të ndalojë para se të shkojmë në shtrat, jo të filloj punën e tepërt.

Krijoni një rutinë të gjumit relaksuese dhe të qëndrueshme

Para gjumit sigurohuni të lejoni fëmijët tuaj të kenë kohë joproduktive kështu që ata janë gati për t’u destresuar. Bëni një banjë të nxehtë, lexoni ndonjë tregim dhe sigurohuni që aktivitetet janë të qeta. Gjithashtu është ide e mirë të jeni të qëndrueshëm me kohën e gjumit dhe shkoni për të fjetur në kohën e njëjtë.

Sigurohuni që të krijoni një dhomë gjumi që është e errët, e freskët, dhe sa më e qetë që të jetë e mundshme. Krijoni dhoma që janë të përshtatshme për ta dhe gjumë.

Shmangni sa më shumë mundësive që fëmija juaj të lodhet shumë

Si është përmendur më parë, gjumi në kohë të njëjtë është çelësi. Shumë prindër mendojnë se nëse fëmijët e tyre lodhen shumë, do të flenë më shumë dhe të kenë një gjumë me kualitet më të mirë gjatë natës. Kjo nuk është e vërtetë. Kur janë të pushuar mirë ata do të bëjnë gjumë më çlodhës dhe të kalojnë nga një cikël në tjetrin sa më mirë që munden me shpresën se do ti shmangen tmerreve të natës.

Tmerret e natës mund të jenë të frikshme por mbani mend: fëmijët tuaj nuk do ta mbajnë në mend çfarë ka ndodhur në mëngjes. Krijimi i një ambienti të shëndetshëm dhe një rutine janë hapat e parë për fëmijën të flejë më mirë gjatë natës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme