Në momentet e vështira pas ndarjes nga personi i dashur, çdokush ka nevojë për mbështetje nga të afërmit dhe miqtë.
Gjëja të cilën më së paku doni ta dëgjoni pas ndarjes, është që ndokush t’ju thotë se nuk ia vlen të qani për atë person, apo se ai edhe ashtu nuk ishte për ju.
Vërejtjet e tilla, pa marrë parasysh sa qëllimmira që mund të jenë, vetëm sa ju lëndojnë edhe më shumë. Në momentet e tilla më së shumti rëndësi ka që t’i ofroni mbështetje të afërmit, apo mikut tuaj.
Mos u bëni se e dini çka është duke përjetuar ai/ajo, nëse edhe vet nuk keni përjetuar një gjë të tillë.
Po ashtu, mos i nxitni ata që “të përmirësohen” me shpejtësi, por ua ofroni kohën e duhur për një gjë të tillë.
Mos iu thoni atyre se ish partneri i tyre edhe ashtu kurrë nuk ju ka pëlqyer, sepse ata ende mund ta duan atë.
Respektojeni të drejtën e personave të tillë për pikëllim dhe ofroni mbështetje.
Po ashtu, mos iu thoni se “çdo gjë do të jetë në rregull”, sepse një frazë e tillë tingëllon joreale.
Mund t’i ndihmoni që të pajtohen me faktin se çdo gjë ka marrë fund dhe se duhet të vazhdojnë me jetën, por pa i nxituar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...