Çka e shkakton dhjamin në stomak dhe si ta hiqni atë

18:36 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Dhjami përreth stomakut gjithmonë është më i vështiri për ta hequr qafe – pavarësisht sa rigoroz jeni në dietën tuaj dhe plan programin stërvitor.

Sipas nutricionistes Amelia Philips, kjo ndodh për shkak se dhjami i stomakut është më shumë i komplikuar sesa dhjami në vendet tjera, transmeton Telegrafi.

Philips thotë se sheqeri dhe karbohidratet e thjeshta, ato të cilat gjenden në ushqimet e rafinuara, janë më së shumti të prira të përfundojnë si dhjam përreth stomakut tuaj.

Ka edhe faktorë tjerë të fshehur të cilët mund të fajësohen për këtë, duke përfshirë stresin, mungesën e gjumit, etj.

Dhe, një faktor tjetër i papritur është edhe fakti se dhjami përreth belit mund të shkaktohet edhe nga ushtrimet e tepërta fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme