Google ADS

Çka duhet të hani që të largoni celulitin?

09:28 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Çfarë duhet të hani që të largoni celulitin?

1. Konsumoni sa më shumë perime të jetë e mundur: përmbajnë më pak kalori dhe nxisin aktivitetin e zorrëve.

2. Pini sa më shumë ujë natyral. Uji ndihmon përmes urinës në eliminimin e lëngjeve që ndodhen brenda në inde.

3. Konsumoni ushqimin me ngadalë, duke e përtypur mirë çdo kafshatë. Kjo ndihmon në asimilimin e plotë të ushqimit dhe bën të mundur të arrihet një ndjesi e këndshme e ngopjes.

4. Konsumoni një sasi të mirë të produkteve të gruri siç janë: orizi, makarona dhe buka shkruan Shëndeti.

5. Gatuani në një mënyrë të thjeshtë, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur të skuqurat dhe ushqimet e përpunuara. Gatimi ideal është ai të pjekurit në skarë, në furrë ose i avulluar.

6. Të konsumohen të paktën 2 litra ujë në ditë.

Uji, në qoftë se pini në sasi të mëdha, ruan kripën e mban me vete dhe lejon në këtë mënyrë eliminimin. Për këtë arsye, ai është një armë fitimtare ndaj mbajtjes së lëngjeve dhe për parandalimin e celulitit.
Kur është koha më e mirë për të pirë?
Çdo moment është i përshtatshëm, nga mëngjesi deri në mbrëmje: një sistem i mirë është nëse pini një gotë çdo orë, në masa të vogla. Duhet të kujtojmë se në mënyrë që uji të kryejë funksionin e tij pastrues, duhet të konsumojmë 2 litra ujë në ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme