Mendojeni një person të suksesshëm që e admironi. A e admironi për shkak të zemërgjerësisë, ideve gjeniale apo për shkak të etikës së mahnitshme të punës? Përderisa gjithsecili ia atribuon suksesin diçkaje të ndryshme, faktikisht ka disa shprehi të cilat mund t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj drejt suksesit.
Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të cilat njerëzit e suksesshëm i bëjnë para se të flenë.
Relaksohen
Njerëzit e suksesshëm e dinë se nuk është koha për të punuar para gjumit. Para se të shtrihen të flenë çdo natë, ata e gjejnë një mënyrë për t’u relaksuar. Kjo mund të jetë një dush i ngrohtë, leximi i disa kapitujve të një libri të mirë apo përmes meditimit.
Qetësimi i mendjes dhe trupit është esencial për gjumë të mirë, e kjo pastaj ndikon në produktivitet të nesërmen.
E planifikojnë të nesërmen
Shumica e njerëzve e kanë arritur suksesin për shkak se njihen për etikën e punës. Kjo përfshin të shkoni përtej orëve normale të punës.
Njerëzit e suksesshëm e dinë se planifikimi i ditës së nesërme u mundëson të caktojnë synime të qarta dhe kanë më pak stres.
Lexojnë
Gjëja e fundit që shumica e njerëzve e bëjnë para gjumit është leximi. Bill Gates i lexon rreth 50 libra në vit, ndërkaq Mark Zuckerberg ishte përkushtuar ta lexonte një libër çdo dy javë në vitin 2015.
Leximi ju mundëson të mësoni gjëra të reja, jua rritë përqendrimin dhe e promovon kreativitetin./lajme.al/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...