E do përgjigjen menjëherë? Sillen si të pavarura, janë të pavarura dhe jetojnë të pavarura. Femrat më të dëshirueshme janë zakonisht ato që janë të pavarura. Kjo, sepse ato janë të forta mjaftueshëm që të përballojnë problemet e tyre, ndaj edhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme që i bën djemtë të tërhiqen drejt tyre.
Ja çfarë i veçon ato nga të tjerat:
Janë të vështira për t’u fituar
Kjo nuk do të thotë që bëjnë lojëra, por që me të vërtetë janë të vështira për t’u fituar. Nuk bien në dashuri me djalin e parë të lezetshëm që u del përpara, por e dinë që kanë mundësi të tjera.
Besojnë në dashuri
Cinizmi është gjë normale, pasi ke qenë për shumë kohë beqare, por femrat e forta ruajnë optimizmin. Zakonisht, kur nuk ke shumë pritshmëri për dashurinë, mësohesh me idenë dhe as nuk përpiqesh, por ato e dinë që meritojnë më të mirën, prandaj harxhojnë më pak kohë me ata që nuk ia vlejnë.
Nuk i durojnë gënjeshtrat
Meshkujt i luajnë të gjitha lojërat, por femrat e pavarura e kanë gjithmonë situatën nën kontroll. Ato nuk e gënjejnë veten, por u besojnë instinkteve. Nëse një mashkull nuk e merr seriozisht lumturinë e tyre, atëherë largohen.
Nuk bëjnë negociata
Ka shumë gjëra që zgjidhen me marrëveshje midis një çifti, por ka edhe gjëra që nuk duhet të negociohen asnjëherë, si psh. të të dëgjojnë, të të mbështetin, të ketë barazi dhe siguri. Femrat e pavarura e kuptojnë këtë gjë dhe nuk duan të diskutojnë për gjërat që janë primare.
Nuk kanë frikë të rrinë vetëm
Femrat e pavarura nuk kanë nevojë për dikë që t’i plotësojë, sepse ato plotësojnë vetveten. Të kesh një jetë të plotësuar përfshin partnerin e duhur, një karrierë dhe hobi apo pasione. Për to, kjo është receta për të gjetur lumturinë, sepse fakti që nuk kanë frikë të rrinë vetëm do të thotë që janë të gatshme të largohen nga meshkujt që s’ia vlejnë.
Fokusohen te forca dhe jo dobësia e tyre
Edhe femrat e forta kanë pasiguri gjatë gjithë kohës, por ato nuk lejojnë që të ndikohen nga kjo gjë. Edhe pse pasiguria është një gjë normale, japin maksimumin që t’i largojnë mendimet negative dhe të padobishme që ulin vetëbesimin.
Sa më shumë të sillesh si një femër e pavarur dhe e pëlqyer, aq më shumë meshkujt do të të trajtojnë si të tillë.
E kuptove tani? Fillo nga puna!
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën