Nëse je një person që zgjohet në mes të natës sepse ke parë një mankth, të sugjerojmë të ndryshosh anë.
Fjetja në anën e majt
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Yuzuncu Yil, ata që flenë në anën e majtë shikojnë më shumë ëndrra të këqija se sa njerëzit që flenë në anën e djathtë. Në studimin e realizuar nga Dr. Mehmet Yucel Agargun u përfshinë 60 persona të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ata zbuluan se personat që flinin në anën e majtë shikonin më shumë mankthe gjatë natës. Sipas kësaj teorie, fjetja në çdo anë shkakton një disbalancë, por ana e majtë shfaq më shumë emocione dhe ndjenja pasigurie, që sipas mjekësisë tradicionale kineze janë të lidhura më shumë me cilësitë e femrave.
Fjetja përmbys
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Calvin Kai-Ching Yu, të Universitetit Shue Yan të Hong-Kong-ut, ku u përfshinë 670 të rritur, njerëzit që flinin barkas shikonin ëndrra pozitive dhe më emocionale.
Fjetja përmbys shkakton një rreze të gjerë ëndrrash pozitive, duke filluar nga Ufo-t deri te të ecurit vërdallë pa asnjë veshje. Të zakonshme janë edhe ëndrrat që kanë lidhje me dashurinë, takimet me personat e famshëm deri te ëndrrat erotike.
Megjithatë, fjetja përmbys është shumë e rrallë, sepse njerëzit zakonisht flenë në anën e djathtë ose me kurriz.
Fjetja me kurriz
Shpesh, njerëzit që flenë me kurriz, e vendosin kokën mbi jastëk në një kënd të parehatshëm dhe si rrjedhojë ata gërhasin më shumë. Gjithashtu, ata që flenë me kurriz lëvizin më shumë, prandaj edhe ëndrrat që shikojnë janë shpesh të ngatërruara dhe të paparashikueshme.
Tani që e dini se cilat pozicione gjumi ndikojnë në ëndrrat që shihni, ndryshojini gjërat duke zgjedhur një pozicion të ri për të fjetur./expres/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...