Rreptësia e prindërve shoqërohet me një rrezik të lartë në sjelljen e fëmijëve.
Një studim kanadez ka lidhur ashpërsinë dhe kërkueshmërinë e prindërve me një rrezik të lartë të mbipeshës te fëmijët.
Sipas të dhënave të mbledhura nga rreth 37,000 fëmijë nën moshën 11 vjeç, është gjetur se stili i rreptë i prindërimit ka ndikuar që fëmijët të kalojnë në mbipeshë, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit në Universitetin McGill në Montreal besojnë se kjo mund të shpjegohet me reagimin negativ të fëmijëve ndaj qasjes jo fleksibile të prindërve.
Rreptësia e prindërve shoqërohej gjithashtu me një rrezik më të lartë për sjelljet e ashtuquajtura të rrezikut shëndetësor të fëmijëve. “Nëse e trajtoni fëmijën tuaj në një mënyrë të ekuilibruar, me dashuri, por edhe kufij të qartë, fëmija juaj vështirë se do të jetë i obezë”, thonë studiuesit.
Prindërit që vendosin kufijë dhe që janë autoritar, ka gjata që të rrisin fëmijë me mbipeshë.
Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se varfëria shoqërohej me mbipesha të fëmijëve por stili i prindërimit kishte ndikimin më të madh./arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...