Sipas teorisë trekëndore nga Robert Steinberg dashuria ka tre komponentë:
1. Intimiteti, i cili përfshinë ndjenjat e afërsisë, komunikimin e ngrohtë dhe të ndjeshëm, merakosjen për gjendjen e tjetrit, si dhe dëshirën që partneri të na i kthejë të gjitha këto.
2. Pasioni, i cili përfshinë dëshirën për veprimtari seksuale dhe romancë, e që është përbërës i nxitjes fizike dhe psikologjike.
3. Vendimi/angazhimi i cili përbëhet nga dy aspekte, një afatshkurtër dhe një afatgjatë. Afatshkurtër është vendimi që dikush e do një tjetër p.sh, siç është fejesa. Ndërsa aspekti afatgjatë është angazhimi për ta ruajtur atë dashuri.
Sasia e dashurisë varet nga fuqia absolute e këtyre tre komponentëve dhe lloji i dashurisë varet nga lidhjet e forta të këtyre komponentëve.
Tre komponentët ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe formojnë lloje të ndryshme të dashurisë.
1. Pa dashuri i referohet thjeshtë mungesës së tre komponentëve të dashurisë. “Pa dashuri” e karakterizon shumicën e madhe të marrëdhënieve tona personale, të cilat janë thjesht ndërveprime rastësore që nuk i ngjajnë fare dashurisë.
2. Simpati është kur dikush përjeton vetëm intimitet, në mungesë të pasionit dhe angazhimit, të cilës i referohemi si miqësi. Është kur dikush e ndjen afërsinë, lidhjen dhe ngrohtësinë ndaj tjetrit, pa ndjenja të pasionit intensiv apo angazhimit afatgjatë. Është e mundur që miqësitë të kenë elemente të zgjimit të pasionit ose angazhimit por në raste të tilla, miqësia shkon përtej pëlqimit të thjeshtë. Një test që mund të dallojë pëlqimin e thjeshtë nga dashuria është testimi i mungesës ngaqë reagimi ndaj testit të mungesës është mjaft i ndryshëm. Individi fillon të preokupohet me mungesën e atij personi.
3. Dashuri e magjepsur është “dashuria në shikim të parë”. Një lloj dashurie e zjarrtë, ose thjesht pasion në mungesë të intimitetit dhe angazhimit. Këto dashuri priren të karakterizohen nga një shkallë e lartë e zgjimit psikofizologjik, që shfaqet në simptoma somatike, si në rrahjet e shpeshtuara të zemrës.
4. Dashuria bosh. Kjo lloj dashurie buron nga vendimi se dikush e do një tjetër dhe duhet të përkushtohet për atë dashuri në mungesë të intimitetit dhe pasionit. Është lloji i dashurisë që nganjëherë gjendet në marrëdhëniet që kanë vazhduar me vite, por që kanë humbur edhe ndjenjat emocionale dhe tërheqjen fizike që dikur i kanë pasur.
5. Dashuria romantike. Kjo lloj dashurie rrjedh nga një kombinim i intimitetit dhe pasionit të dashurisë. Sipas kësaj pikëpamjeje, dashamirët romantikë nuk tërhiqen vetëm fizikisht me njëri-tjetrin, por janë të lidhur gjithashtu emocionalisht. Kjo pikëpamje e dashurisë romantike duket të jetë e ngjashme me atë të gjetur në veprat klasike të tilla si ‘Romeo dhe Xhulieta’.
6. Dashuria shoqëruese. Kjo lloj dashurie evoluon nga një kombinim i intimitetit dhe angazhimit. Kjo është në thelb një miqësi e përkushtuar afatgjate, lloji që ndodh shpesh në martesat në të cilat tërheqja fizike ka vdekur.
7. Dashuri e vetëkënaqur është kombinimi i pasionit dhe angazhimit, në mungesë të intimitetit. Është lloji i dashurisë që e hasim në filmat e Hollivudit, në të cilën një çift takohet në ditën X, fejohen dy javë më vonë dhe martohen në muajin e ardhshëm.
8. Dashuria e përkryer ose e kompletuar e cila përbëhet nga kombinimi i plotë i tre komponentëve. Është një lloj i dashurisë ndaj të cilës shumë prej nesh përpiqen, sidomos në marrëdhëniet romantike. Arritja e kësaj dashurie është shpesh më e lehtë sesa mbajtja e saj (Steinberg, 1986)./revista psika
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...