Të gjithë e dimë që pas lindjes së fëmijës, janë të rralla rastet kur keni kohë mjaftueshëm për veten, meqenëse në qendër të vëmendjes i porsalinduri, por edhe në rastet kur fitoni kohë për të kaluar me partnerin, atëherë masazhin erotik mos e lini asnjëherë pas dore. Kjo mënyrë është mjaft e domosdoshme për të rikuperuar jetën seksuale, për një marrëdhënie të shëndetshme, të gjatë e të qëndrueshme.
Pas lindjes së fëmijës, është e vështirë të gjeni veten në jetën seksuale – edhe për bashkëshortin mund të jetë po e njëjta gjë. Për të disiplinuar veten e për të bërë diçka të bukur edhe për partnerin, masazhi erotik është një fillim i mirë. Madje me magjinë e masazhit, mund të zgjoni tek njëri-tjetri dëshira të reja.
Natyrisht, femrat kanë thuajse të gjitha të njëjtin reagim, kur u ofrohet një masazh. Gjithmonë bien në dashuri me masazhatorin (për momentin të paktën). Kuptohet, nuk ka nevojë t’i pyesësh, sepse ato gjithmonë duan t’u bësh masazh, por shumë njerëz i rrëmben rutina dhe nuk kanë kohë për lojëra të tilla dashurie.
Në rastet kur fëmija fillon gugatjet dhe ju prisni derisa të vijë ora e ushqimit, ky është një moment shumë i mirë për t’u çlodhur.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...