Nëse do të ju “zbresin” në rrugë dhe ju pyesin shpejtë se cili është dallimi mes grimit të shtrenjtë dhe të lirë, çfarë do të ju vinte në mendje? Çmimi, natyrisht, por çfarë tjetër? Hmm … Ndoshta cilësia … Por çmimi nuk është gjithmonë i lidhur direkt me cilësinë.
Me siguri e dini edhe vetë se ndonjëherë, për ndonjë gjë keni dhënë një mal me para, dhe pastaj jeni penduar sepse kjo nuk është ajo që keni dëshiruar. Hmm, përsëri … E pra, e shihni, ky është problemi. A e dijmë vërtetë se çfarë blejmë? Dhe çfarë marrim me çdo produkt të blerë?
Le të bëjmë një test të thjeshtë. Do të testojmë edhe grimin e shtrenjtë edhe atë të lirë dhe vetë (ndoshta) do ta vëreni dallimin. Të fillojmë nga pudra. Në foton majtas është pudra e lirë, kurse në të djathtë e shtrenjta.
Duhet ta pranoni, ka ndryshim. Lëkura thjesht duket më e mirë me produktin më të shtrenjtë sepse ndikon më ndjeshëm, më butë, më kuruese, e hidratuar dhe freskët, mat. Poret nuk janë aq të theksuara. Parregullsitë janë fshehur. Megjithatë, larg asaj që madje edhe produkti i lirë nuk jep rezultatin që është krejt në rregull. Edhe te produktet e shtrenjta edhe te ato të lirë ka pudra të ndryshme, skuqës, etj, kurse cili dhe si do t’ju “qëndrojë” do të varet, në fund të fundit, edhe nga lloji i lëkurës tuaj.
Të kalojmë te sytë dhe maskara, eyelineri dhe hija për sy. Në foton majtas është grimi i lirë, dhe në të djathtë i shtrenjtë.
Ngjyra dhe vetë cilësia e hijes dallojnë. Hija në foton në të djathtë duket më magjepsëse, por edhe ajo në të majtë është në rregull. Eyelineri është pothuajse identik, vetëm se më i shtrenjti duket më i ndritshëm. Por kjo nuk është edhe aq e rëndësishme. Maskara gjithashtu krijon pothuajse të njëjtin efekt, përveç që më e shtrenjta krijon më pak kokërrza. Mbi të gjitha, shumë ngjashëm në të dy rastet – e pranueshme. Thjeshtë, mund të dukeni po aq e bukur edhe me ‘eye makeup’- in e shtrenjtë edhe me atë të lirë.
Tani buzëkuqi. Në foton majtas është më i lirë, kurse në të djathtë më i shtrenjtë
Konkretisht, në këtë rast vetë “modeli” i buzëkuqit dallon. Më i liri është më i ndritshëm, kurse i shtrenjti mat. Pra, nëse edhe i liri është mat sikur i shtrenjti apo anasjelltas, rezultati mund të jetë plotësisht i njëjtë. Pothuajse nuk ka asnjë ndryshim. Të dy duken mirë në kategorinë e vet. E vetmja gjë që mund të theksohet se buzëkuqi më i ndritshëm gjithmonë aplikohet më lehtë nga ai mat, kurse buzëkuqi i shtrenjtë ka erë më të mirë.
Eh, testin vizual e kemi përfunduar. Dhe, çfarë keni përfunduar?
Vetëm në rastin e pudrës ndoshta ia vlenë të jepen më shumë para, kurse të tjerat … Vetëm zgjedhni nuancën e duhur dhe kjo është e tëra. Por, tani është koha edhe “praktikisht” të testohen të dy makeup-et, gjegjësisht, t’i testojmë në situata reale. Për shembull, kur bie shi:
Ndoshta maskara më e lirë dhe ajlajneri më lehtë përhapen edhe pse janë të papërshkueshëm nga uji, por përsëri, nuk ka rregulla. Por si duket buzëkuqi juaj, kur hani mollë? Kështu:
Buzëkuqi i lirë hiqet lehtë, kurse ai i shtrenjti është në vend. Ja pra, përveç çmimit, ndryshimi është edhe në stabilitetin. Në këtë rast. Dallim tjetër më të madh në thelb – nuk ka./femra.net/
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez