Me gjëra të vogla dhe sjellje të thjeshta ju mund të tregoni shumë për personin që keni në krah.
Dashuria nuk mjafton që një martesë të zgjasë ose të jetë e lumtur, transmeton portal arbresh.info
Përpos kësaj, duhet edhe mirënjohja…
Për një martesë të shëndoshë duhet të gjejmë një moment që të shprehim mirënjohjen tonë për shëndetin, për njerëzit tanë të dashur, për familjen, miqtë, shtepinë…
Megjithatë, kur ka qenë hera e fundit që i keni thënë “faleminderit” partnerit tuaj? Nëse nuk e mbani mend, është koha të filloni të aplikoni fjalën magjike në marrëdhënien tuaj, nëse doni të mbani një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.
Kur jemi të zënë dhe në stres, shpesh harrojmë që të falenderojmë personin me të cilin ndajmë jetën tonë.
Ndonjëherë na duket se mirënjohja nënkuptohet, megjithatë, ndonjëherë përpiquni ta thoni atë. Në këtë mënyrë do të përmirësoni një marrëdhënie që kërkon komunikim të shëndetshëm.
Bëjeni që partneri juaj të ndihet i dashur dhe i vlerësuar. Sigurisht që është edhe e kundërta. Me veprime dhe sjellje të thjeshta, tregoni se sa shumë keni për njëri-tjetrin.
Në një studim të kryer me qëllim të gjetjes se cili është sekreti i lumturisë, 61 përqind e çifteveë deklaruan se mirënjohja është ajo që ka mbajtur marrëdhënien e tyre gjatë.
Për ata çifte të lumtur, mirënjohja vinte në formën e fjalëve ose veprave me të cilat bashkëshortët tregonin se i vërenin, i vlerësonin, i respektonin, i donin dhe i dëshironin.
Mirënjohja është diçka për të cilën mund të punoni dhe duke shprehur mirënjohje do të kënaqni dy nevoja të rëndësishme të njerëzve në marrëdhënie, nevojën për të ditur se sa vlejnë ata, por edhe nevojën për intimitet./arbresh.info/
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...