Secili prej nesh ka tipare të caktuara për të cilat lë shenjë për mirë apo për keq. Yjet kanë përgjigjen e duhur edhe për këtë rast. Zbulojini të gjitha!
Dashi
Humbja. Dashi urren të humbasë! Madje urren edhe të zërë vendin e dytë.
Demi
Kush kërcënon qetësinë e jetesës së tij. Misioni i Demit është të ketë paqe dhe qetësi absolute. Kushdo e pengon këtë gjë është armik për të.
Binjakët
Mërzitja. Binjakët janë të lidhur me stimujt e rinj. Monotonia i sjell mërzi, çka është edhe armiku më i madh i tij.
Gaforrja
Faktorët që kërcënojnë komfortin e saj. Gaforrja dashuron të jetojë si një pasha. Komforti dhe komoditeti janë gjërat që pëlqen më tepër, andaj mos guxoni t’ja cënoni.
Luani
Personat që i rrëmbejnë qendrën e vëmendjes. Përshembull nëse jeni në një tavolinë me të, duhet të gjithë të dëgjojnë me kërshëri historitë e tij. Të gjithë duhet ta shohin me admirim dhe stimë.
Virgjëresha
Sëmundjet/ Alegjitë. Virgjëresha është e lidhur me pastërtinë, rregullin dhe shëndetin. Gjithçka duhet të jetë e pastër dhe nën kontroll.
Peshorja
Vetmia. Peshorja ka dhuntinë e lindur për të qëndruar me të tjerë. S’ka rëndësi nëse është personi i zemrës, familjarë apo miq, rëndësi ka që Peshorja duhet të rrijë pranë dikujt.
Akrepi
Fakti i të “daljes në dritë”. Akrepi ka një stil jetese shumë të ngjashëm me atë të një spiuni. Jo në sensin që spiunon të tjerët, por sepse qëndron gjithmonë në hije. Për të ka rëndësi mos të vihet re prezanca e tij, në asnjë lloj situate.
Shigjetari
Kush nuk dëshiron të mësojë prej tij. Për Shigjetarin është e nevojshme që të tjerët të mësojnë prej tij. Shigjetari ka lindur me misionin për t’i mësuar të tjerëve dijet e tij.
Bricjapi
Humbja e kontrollit. Bricjapi është me të vërtetë një shenjë cerebrale. Mendon shumë. E ka gjithmonë situatën nën kontroll. Humbja e kontrollit është diçka që nuk e kapërcen dot.
Ujori
Kush pengon lirinë e tij. Ujori e ka jetike lirinë e lëvizjes dhe aksionit. Përshembull në një lidhje nuk i toleron dot njerëzit posesivë.
Peshqit
Kush i imponon rregull dhe organizim. Peshqit jetojnë në kaosin më total, qoftë i brendshëm apo i jashtëm. Arrin t’ju kuptojë vetëm në kaosin e tij. Me pak fjalë mos i kërkoni Peshqëve t’i binden rregullave.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...