Cilët njerëz kanë më shumë gjasë për t’i mbijetuar kancerit?

21:12 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info
Adoleshentët dhe të rriturit e rinj kanë gjasë më të madhe për të mbijetuar nga kanceri sesa të rriturit dhe të moshuarit, ka treguar një studim i fundit për mbijetesën kundër kancerit në gjithë Europën.

“Lajmi i mirë është se numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë mbijetuar kancerit edhe pesë vite pas diagnozës është rritur viteve të fundit në Europë”, tha autori Annalisa Trama, nga instituti kombëtar i kancerit në Milano të Italisë.

“Megjithatë, ne kemi gjetur se adoleshentët dhe të rriturit e rinj përsëri janë më të rrezikuar sesa fëmijët sidomos në disa lloje të kancerit si ato të gjakut”, ka vazhduar Trama.

Sipas studiuesve, variacionet në normat e mbijetesës janë të ndryshme si koha e diagnostifikimit, karakteri biologjik i organizmit e të tjera.

Studimi është kryer në 27 vende europiane ku janë mbledhur të dhëna dhe analiza për 56.505 raste të kancerit tek fëmijët, 312,483 tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj dhe 3,567,383 tek të rriturit.

Gjetjet treguan në përgjithësi se fëmijët kanë më shumë gjasa të mbijetesës sesa adoleshentët dhe të rriturit e rinj.

Më tej, adoleshentët dhe të rriturit e rinj kanë treguar rezultate më të mira ndaj të rriturve për shumicen e llojeve të kancerit.

Por, adoleshentët dhe të rriturit e rinj u gjetën në disavantazh sa i përket kancerit të gjirit dhe të prostatës sepse shkalla e kancerit të gjirit shpesh është më e vrazhdë tek femrat e reja e gjithashtu edhe kanceri i prostatës tek meshkujt e rinj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme