Cilësitë e partnerit me të cilin nuk duhet të martoheni kurrë

01:55 | 16 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kur biem në dashuri, na rri mendja vetëm te personi me të cilin mendojnë se do të kalojmë jetën. Dashuria mund të jetë verbuese për disa njerëz dhe kjo do të thotë që rriten gjasat e të bërit zgjedhje të gabuara, të cilat mund të sjellin pasoja me të vërtetë negative për të ardhmen.

Imagjino sikur pas shumë vitesh, ta gjesh vetën përkrah dikujt që mendon se ti nuk ia vlen dhe aq për vlerat e mrekullueshme që të karakterizojnë, që nuk preferon të dali me ty në publik dhe që të konsideron si ‘thjesht gruan vet’ por shumë larg nga femra ideale që do të kishte dashur. A nuk është ky një makth i vërtetë? Prandaj, më poshtë kemi renditur për ju një listë me cilësitë dhe vlerat që duhet t’i ketë një partner i denjë, e nëse partneri juaj zotëron të paktën disa prej tyre, mos u martoni me të!

Janë më të devotshëm ndaj punës së tyre sesa ndaj jush

Pak kohë pas martesës, niveli i përgjegjësive rritet dhe nëse ai nuk po ju kushton kohë as tani, atëherë është e kotë të prisni më shumë në të ardhmen.

Nuk të respekton ose abuzon me ty

A keni nevojë për një arsye tjetër më të fortë se kjo për tu ndarë dhe për të mos u martuar me një njeri si ai? Një burrë që nuk mund ta respektojë gruan e tij, as nuk ia vlen të quhet burrë! Thjesht ndahu nga ai! Ndër të gjitha cilësitë, kjo është ajo që nuk duhet ta injoroni kurrë!

Është mendje-mbyllur

Ideja e të kaluarit të gjithë jetën me një djalosh i cili nuk është mendje hapur, tingëllon si një makth. Kjo është diçka që me siguri do t’ju bëjë të pendoheni për vendimin tuaj. Ju nuk dëshironi të jeni me dikë për gjithë pjesën tjetër të jetës, që ju kufizon apo ju ndalon të bëni gjëra normale vetëm për shkak të frikërave apo mosbesimit të tij ndaj jush.

Justifikohet

Nëse ai justifikohet gjatë gjithë kohës, kjo do të thotë se gjërat e tjera janë më të rëndësishme për të sesa ju. Bëhet fjalë për prioritetet dhe padyshim që ju nuk jeni prioritet i tij. Ju nuk dëshironi të kaloni gjithë jetën tuaj me dikë që nuk mund t’ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm në jetën e tij.

Gënjen

Marrëdhëniet kanë të bëjnë vetëm me besimin e plotë te partneri. Nëse ai nuk e merr seriozisht këtë dhe thyen çdo konfidencë që mund të keni krijuar me shumë mund, duhet të zëvendësohet. Nëse jo gënjeshtra, atëherë gënjeshtari duhet të ballafaqohet.

Nuk toleron në asnjë diskutim

Një diskutim apo një sherr i vogël është i domosdoshëm për një marrëdhënie, por nëse ai thjesht nuk e lejon të përfundojë kurrë me fjalën tuaj të fundit, duhet ta rimendoni marrëdhënien tuaj me të.

Nuk i mban premtimet

Ju mund ta falni dikë nëse ka harruar një ditë të rëndësishme për ju, vetëm nëse e bën këtë shumë rrallë. Por, si duhet vepruar kur ai i thyen shpesh premtimet e tij? Nëse partneri juaj e bën këtë, është koha për ta lënë, sepse ai thjesht po ju bën për budalla.

Tepër “i ngjitur”

Gjithkush ka nevojë për hapësirën e vet personale. Ju nuk jeni duke dalë me një fëmijë, dhe sigurisht që nuk do të pëlqenit që dikush të ishte i varur nga ju 24/ 7. Kur njerëzit ngjiten pas jush jashtë kufijve të normales, kjo do të thotë që ata nuk ndihen të sigurt ose nuk ju besojnë te ju.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme