Në filma meshkujt rregullisht u ofrohen vajzave nëpër kafene. Në jetën reale kjo është diç më ndryshe, ndërsa gjithnjë e më shumë femra ankohen pse meshkujt më nuk po u ofrohen.
A i keni bërë ndonjëherë vetes pyetje përse meshkujt nuk ju ofrohen. Ja disa arsye kryesore:
Në grup me shoqe
Meshkujt e dinë që nuk u është e këndshme kur duhet t’i ofrohen ndonjë vajze, e cila tërë mbrëmjen nuk ndahet nga “grupi” i mikeve të saj.
Celulari
Ajo që meshkujt më së shumti i largon nga ju është ai aparati i vogël të cilin femrat e nxjerrin nga çanta dhe e kontrollojnë çdo pesë minuta. E para, kjo sjellje është tepër irrituese dhe tregon që keni humbur kontaktin me botën reale. E dyta, lë përshtypje që keni dikë, andaj vazhdimisht jeni duke komunikuar me të.
Vathë të mëdhenj
Si duket, meshkujt vërejnë çdo detaj, andaj kanë zbuluar se është më pak e sigurt që do t’i ofrohen vajzës e cila ka vënë vathë më të mëdhenj se veshët.
Buzëkuqi
Femrat i adhurojnë buzëkuqtë, meshkujt jo. Posaçërisht ata ngjyrë vjollce, të kuqe, roze. Ndërkaq, ato nuancat natyrore me siguri nuk i vërejnë.
Buzëqeshja
Femrat të cilat kurrë nuk buzëqeshin, nuk janë fare joshëse, sado që mund të jenë të bukura.
Alkooli
Edhe shishja e verës në tavolinë nuk paraqet problem, nëse pihet me maturi. Pirja e alkoolit “me trimëri”, përkatësisht sjellja më e lirë se sa duhet, paraqet karton të kuq për meshkujt.
Pamaturia
Fjalën e kemi te grimi, te fustanet tepër të shkurtra dhe te gjërat e ngjashme. Ajo që kthejnë kokën nga ju, nuk është e thënë patjetër që të jeni edhe joshëse.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...