Dihet se njerëzit përjetojnë një ndenjë lumturie dhe kënaqësie kur mendojnë për ushqimin e tyre të preferuar.
Të inkurajuar nga kjo, kompania gjermane e dërgesës së ushqmit vendosi të kryejë një studim dhe të gjejë se cili ushqim i bën njerëzit më të lumtur, transmeton portal arbresh.info
Studimi është kryer gjatë vitit 2020 me 2158 të anketuar, të cilëve u janë analizuar emocionet ndaj ushqimit të dorëzuar. Ata ndoqën reagimet e tyre pesë minuta para dorëzimit të ushqimit dhe pesë minuta pas ngrënies, duke u fokusuar në 11 lloje të ndryshme të kuzhinës.
Këto pesë lloje ushqimesh i bëjnë njerëzit më të lumtur.
Ushqimi kinez
Studimi tregon se porositja nga restaurant kinez i bën njerëzit e lumtur deri në 58 përqind. Njerëzit e pëlqejnë shumëllojshmërinë e kuzhinës kineze, prandaj edhe e porosisin atë.
Ushqimi tajlandez
Sipas reagimeve të të anketuarve, dërgesa nga një restorant me ushqim tajlandez e rrit ndjenjën e lumturisë me 64 për qind.
Hamburger
Hamburger është ushqim që konsumohet në të gjithë botën. Studimi gjerman thonë se njerëzit ndiheshin deri në 70 përqind më të lumtur pasi kishin ngrënë hamburger.
Sushi
Edhe pse jo të gjithëve u pëlqen të hanë sushi, ata që pëlqejnë peshkun e papërpunuar ndihen 73 për qind më të lumtur pasi hanë vaktin e tyre, thotë studimi.
Ushqimi Indian
Vendin e parë e zë ushqimi indian, për të cilin studiuesit thonë se i bën njerëzit e lumtur. Sipas rezultateve të studimit, ky ushqim e rrit ndjenjën e lumturisë me 83 për qind. Përbërësit e shëndetshëm të përdorur në këtë kuzhinë përmirësojnë disponimin, shëndetin dhe kujtesën./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...