“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt” Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, e keni të kotë. Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin. Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj.
Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten . Megjithatë Living do të japë nga një shpjegim përse shenjat e mëposhtme nuk i mbajnë dot sekretet.
Shigjetari
Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse Shigjetarit i flet goja para mendjes.
Dashi
Nëse Dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj, por në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, Dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.
Gaforrja
Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq. Por Gaforret janë thashethemexhie.Nëse një Gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.
Binjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret Ninjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.
Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke u dhënë shumë informacion.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...