Jeni duke kërkuar për ndryshimin e karrierës tuaj? Gjenden punë të panumërta të cilat ju japin rehati dhe siguri në orarin e zakonshëm 9 me 5. Gjithsesi, ka edhe punë të cilat i çojnë njerëzit përtej limiteve të tyre në mjedise sfiduese dhe shpesh të frikshme.
Nëse jeni duke kërkuar një mundësi karriere që ju ofron diçka unike dhe me shumë mundësi të rrezikshme, hidhini një sy listës më poshtë për të parë nëse jeni i prerë për ndonjë nga profesionet më të rrezikshme në botë…
ZJARRFIKËSI
Detyra e një zjarrfikësi është të mbrojë jetët e njerëzve në publik gjatë situatave të një rreziku potencial të jetës. Zjarrfikësit janë në telefon 24 në 7 për t’iu përgjigjur ngjarjeve emergjente, ku përfshihen aksidentet me makinë, shpëtime në ujë, derdhje kimike dhe sigurisht zjarreve.
Puna është sfiduese dhe shpeshherë tepër stresuese por të jep nivele të larta të kënaqësisë nga puna. Për të qënë një zjarrfikës duhet të keni aftësi dhe forcë fizike, mendore duke qënë kështu i aftë të përballoni detyrat fizike dhe mendore të rolit.
ASTRONAUTI
I pakrahasueshëm me asnjë profesion tjetër, astronauti kalon më të shumtën e kohës në misione hapsinore.Astronauti duhet të jetë shumë i përgatitur fizikisht dhe i aftë të përballojë nga ana mendore kohët e gjata të izolimit në misionet në hapsirë. Ambjenti është shpesh stresues dhe në gjendje krize, keshtu që duhet me patjetër mbajtja e qetësisë nën presion.Gjthsesi, puna mbart me vete nivel të lartë kënaqësie. Imagjinoni të shikoni Tokën nga hapësira duke provuar jetesën në hapsirë dhe qëndrimin në pajisje fluturuese pa peshë.
POLICI I RENDIT PUBLIK
Roli i një polici që ruan rendin publik është të kontrollojë trazirat e shkaktuara nga masa dhe ngjarje që përfshijnë pjesëtarë të shoqërisë të rrebeluar dhe problematik.
Të pajisur me mburoja, armë uji, gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, detyra e tyre është të mbrojnë jetët e qytetarëve të pafajshëm që përballen me rrebeluesit.Kjo punë mbart me vete një numër të madh rreziqesh dhe kërkohet nivel i lartë qëndrueshmërie mendore dhe fizike. Rrogat janë të mira dhe disa shtete japin dhe përfitime të tjera dhe vlerësime dhe në varësi të pozicionit.PUNËTORËT E NXJERRJES SË NAFTËS
Një punë e vështirë nga ana mendore dhe fizike që përfshin orë e orë të gjata në ambjente me sfida dhe aspak miqësor. Punët variojnë që nga pastrues apo bojaxhi deri në punët direkte si ato me mjetet e shpimit apo nxjerrjes së naftës. Pagat janë të llogaritura në bazë të orëve të punës, duke përfshirë akomodimin dhe ushqimin për punëtorët. Kjo nuk është një punë për njerëzit shumë të shoqërueshëm.
PESHKATAR I GAFORREVE TË DETIT
Shpesh e përshkruar si puna më e rrezikshme në botë, kapja e gaforreve të detit do të thotë orë të gjata në detra të egër në kërkim të gaforreve. Kushtet e motit janë tepër të vështira dhe kushtet në anijet e peshkimit janë ato më minimalet për jetën.
Shpeshherë, peshkatarëve u duhet të punojnë 24 orë non-stop duke kërkuar për gaforre , dhe nëse nuk arrijnë të kapin asgjë atëhere nuk fitojnë as para. Gjithsesi, një rast i mirë me peshkim i bën të fitojnë dhjetëra apo mijëra dollarë në muaj, kështu që nese keni çfarë duhet për punën mund të fitoni sasi të mëdha parash.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...