Askush nuk mund të bëjë 30.000 lëvizje të dorës për një minutë, shpejtësia me të cilën vibron brusha elektrike e dhëmbëve, por kjo nuk do të thotë se brushat e tilla janë gjithmonë zgjidhja më e mirë se sa manuale thotë Tomas Volf nga Shoqata e stomatologëve gjermanë.
“Heqja mekanike e pllakës dentare është më e rëndësishme,” shpjegon ai. “Dhe në fakt e gjitha ka të bëjë se sa mirë dikush e përdorë brushën e dhëmbëve, pa marrë parasysh nëse ajo është e elektrike apo jo”, raporton N1.hr.
Edhe pse disa studime tregojnë se njerëzit të cilët janë ekspertë në brusha dhëmbësh elektrike mund të heqin më shumë pllakë se ata që përdorin një brushë manuale, “diferenca nuk është aq e madhe sa që dentistët të rekomandojnë vetëm ato elektrike”, tha Volf.
Gjëja më e rëndësishme është që të pastrohen të gjithë dhëmbët nga të gjitha anët, por nuk ështe keq që më vonë me brushë të fshini gjuhën disa herë, përfundon Wolf.
Teknika efektive e pastrimit me brushë do të thotë që brushën duhet mbajtur në 45 gradë, gjysmën në mishin e dhëmbëve dhe gjysmën tjetër në dhëmbë dhe me lëvizjeve të vogla rrethore me shtypje të vogël duhet pastruar çdo dhëmb.
Por, duhet pasur kujdes se fibrat e brushës të jenë të butë si dhe koka e brushës të jetë e vogël mjaftueshëm për të arritur deri në dhëmbë e fundit në anën e pasme.
Brusha elektrike e dhëmbëve rekomandohet për të gjithë personat që nuk kanë durim për pastrim “afatgjatë” dhe larja e dhëmbëve të fundit të të cilëve është e vështirë.
Përparësia e brushës së dhëmbëve elektrike është “dushi oral”, me të cilin në mënyrë shumë efikase mund të pastrohen hapësirat ndërmjet dhëmbëve, ndërsa e metë është çmimi i lartë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...