Nxjerrja në pah e bukurisë natyrore të syve dhe zgjedhja e ngjyrës së përshtatshme të hijesimit, ndonjëherë vërtet është punë e “rëndë”.
Spektri i ngjyrave të syve te njerëzit, vërtet është i gjerë, më së shpeshti është nga e gështenjta, e kaltra dhe e gjelbra.
Për të theksuar më shumë bukurinë natyrale të ngjyrës së syve, mund të përdorim hijesimet, posaçërisht nëse zgjedhim nuancën e duhur, transmeton Telegrafi.
Këto ngjyra të hijesimit i përshtaten ngjyrës së caktuar të syve:
1. Sytë e gjelbër
Për personat të cilët kanë sy të gjelbër, rekomandohet nuanca vjollcë. Ngjyra e kumbullave, vjollcë e shndritshme apo ngjyra e verës së zezë edhe më shumë do të theksojnë ngjyrën e gjelbër të syve.
2. Sytë e kaltër
Syve të kaltër posaçërisht u përshtaten tonet e portokallta, rozë e shndritshme dhe ngjyra e bronztë.
3. Sytë e përhirtë
Sytë e përhirtë më së shumti i theksojnë tonet e ngjyrës së trëndafiltë, e kuqja e errët apo tonet e ngjyrës së gështenjtë.
4. Sytë ngjyrë lajthie
Nuancat e hijesimit të ngjyrës vjollcë të shndritshme më së miri i theksojnë sytë ngjyrë lajthie.
5. Sytë ngjyrës së gështenjtë të shndritshme
Kombinoni nuancën bezhë me tonet e ngjyrës së artë dhe nuancat në ngjyrë myshku, në mënyrë që të theksoni syrin e gështenjtë të shndritshëm!
6. Sytë e gështenjtë të errët
Ngjyrat vjollcë dhe e artë janë zgjedhje ideale. Këto ngjyra perfekt theksojnë thellësinë e nuancës së errët. Kombinoni dy apo tri nuanca në mënyrë që të theksoni bukurinë e syrit dhe të tërhiqni shikimet e të tjerëve dhe pastaj me vëmendje lexoni shikimin e tyre. /Telegrafi/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja