Nëse ke plane të mëdha këtë fundajvë, duhet patjetër t’i dokumentosh ato në mediat sociale (nëse nuk e bën, kanë ndodhur vërtet?) Por para se të mbushësh Insta-Story me momentet më të bukura, selfies në pasqyre apo karaoke netëve të vona, sigurohu që të zgjedhësh një gjë të përshtatshme për kamerën. Dhe me këtë nënkuptohet ngjyra e duhur.
Ke kaluar orë të tëra për të zgjedhur nuancat e toneve për sytë apo jo? E pra, ngjyrat, sipas ekspertëve, kanë rëndësi për 90 për qind të trupit. Ky është dallimi mes një fotoje që merr shumë pëlqime dhe një që “zë pluhur” në galerinë e fotove.
“Cila është e duhura?” është pyetja. Ngjyrat e zbehta, në përgjithësi, duhen lënë jashtë. Por e verdha, në mënyrë specifike, është një zgjedhje e përsëritur dhe shumë e vështirë për kamerën.
“E verdha është një ngjyrë shumë e vështirë për të tërhequr pëlqime”, tregon stilistja e shumë VIP-ave, Jeni Elizabeth.
Tani, ndoshta po mendon “Po prit pak, a nuk ishte ngjyra e verdhë që u konsiderua si moderne dhe ‘new millennial pink’? Po, është e vërtetë. E verdha është më në trend se shumë kohë më parë dhe kjo shpjegohet me faktin se “është” ngjyrë e lumtur (kjo e bën situatën më të komplikuar apo jo?)
“E verdha është një ngjyrë e lumtur, e bukur dhe tërheqëse për sytë”,- shpjegon Jeni Elizabeth.
Por rreziku qëndron te këndvështrimet.
“E verdha mund ta tregojë edhe më të zbehtë personin në një foto. Ajo mund të të tregojë sikur je i sëmurë më shpejt sesa të tregojë se dukesh e mrekullueshme”, transmeton revista Class.
Pra, ky është përfundimi që nxjerrim ekspertët – para se të hedhësh një foto me ngjyrë të verdhë, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet? A të bëjnë fotografitë e veshura me të verdhë të dukesh dhe të ndihesh e lumtur? Apo të bëjnë të dukesh si lëkura e një bananeje. Mendo me kujdes!
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë