Cila është mosha kur fëmija mund të flejë me jastëk

14:30 | 6 Shtator 2019
Arbresh.info

Derisa filloni lëximin e këtij shkrimi, jeni duke menduar se si të përmirësoni gjumin e foshnjës tuaj dhe ideja për përdorimin e jastëku bëhet gjithmonë prezente.Bashkë me idenë vijnë edhe hamendësimet e mëdha se foshnja juaj nuk ka rehatinë e duhur gjatë gjumit dhe se përdorimi i jastëkut mbase do e ndihmonte ?

Ka mundësi që i keni lexuar shumë artikujt për një gjumë të sigurtë dhe tani pyesni veten nëse koka e vogël e foshnjës tuaj do të ishte më rehat duke pushuar në një jastëk të butë.
Keni pare edhe shumë reklama dhe firma të njohura që reklamojnë një jastëk të rehatshëm për një gjumë të qetë të foshnjës tuaj.
Ju mund të pyesni veten se çfarë mund të shkojë keq nëse i vendosni foshnjës nje jastëk të tillë ?
Mësoni ne vazhdim se kur është momenti i duhur që fëmija të flejë me jastëk tek koka dhe cilat janë rreziqet nëse e vendosim para kohe në jastëk.

Jastëku dhe rreziqet e përdorimit
1. Nëse deri në këtë moment kur po shkruajmë, foshnja juaj nuk ka fjetur ndonjëherë me jastëk, pra deri tani ka fjetur në një sipërfaqe të sheshtë, nuk është nevoja të shpejtoni me përdorimin e jastëkut. Mos shpresoni se përdorimi i jastëkut do të sjellë ndryshime të mëdha në komoditetin e gjumit dhe problemet do të zgjidhen sa i përket gjumit.

2. Nëse fëmija juaj është më pak se 2 vjeç, nuk rekomandohet përdorimi i jastëkut. Një femijë nën 2 vjeç, nuk ka nevojë për mbështetje të kokës ne jastëk dhe ekziston rreziku potencial që ai të asfiksohet gjatë gjumit për shkak të jastëkut. Pra rreziku i asfiksimit është real dhe i mundshëm.

3. Nëse femija juaj ka filluar të ecë, është shumë i levizshëm dhe i pëlqen të kacavirret në gjëra të larta, jastëku do ta ndihmojë atë të kalojë kur është zgjuar anësoret e shtratit duke rrezikuar të bjerë. Kam takuar shpesh raste të tilla dhe në disa raste edhe me pasoja, si pasojë e traumave që marrin pas goditjes nga rrëzimi e që në shumicën e rasteve janë goditje me kokë.

4. Për sa kohë që fëmija juaj është ende në krevatin e tij të foshnjës, shmangni objektet që mund të shkaktojnë mbytjen e tij si jastëku, lodra t buta ,rroba, kukulla etj.

5. Rrotullimi i kokës së foshnjës nëse ka një jastëk të butë, mund të jetë fatal për jetën. Një rrotullim në jastëk të butë do të vie deri te mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes dhe foshnja as nuk do të ketë mundësi as për të qarë, por brenda pak min do vdesë i asfiksuar.

Lidhja në mes vdekjes së papritur dhe përdorimit të jastëkut
Vdekja e papritur e foshnjave apo sindromi ( sids ) është shkaku kryesor i vdekjes për foshnjat në mes 1 muaj deri në 1 vit.

Ka disa studime që në mesin e faktorëve që shton rrezikun e ndërlidhin pikërisht përdorimin e jastëkëve si një ndër faktoresh shtesë të rrezikut nga vdekja e papritur. Në disa vende është propozuar e dikund edhe ndaluar prodhimi i jastëkeve në formë gjarpërore.
Ne shume vende eksistojne rekomandime precize per eliminimin e jastukeve si nje shkaqet e vdekjes se foshnjeve te posalindura .

Mosha kur duhet t’i vendosni jastëk foshnjës tuaj
1. Jasteku pas moshes 1,5 -2 vjeçare

Shumica e rekomandimeve për sigurinë e fëmijëve në krevat janë bërë për fëmijët nën moshën një vjeçare, por rreziku i mbytjes aksidentale është i pranishëm edhe te fëmijët mbi këtë moshë. Kjo është arsyeja që jastëku preferohet pas moshës 2 vjeçare. Ka raste kur mund të përdoret edhe në moshën 1.5 vjeçare, por sidoqoftë më e drejtë ngelet mosha 2 vjeçare pasi jo çdo fëmijë ka rritje dhe zhvillim të njejtë.

2. Në momentin kur fëmija juaj të kalojë në një krevat më të madh dhe kjo pas vitit të dytë të jetës, ju mund t’i vendosni një jastëk të sheshtë e të vogël, por gjithesesi më të fortë sesa jastëket e zakonshëm dhe në asnjë mënyre jastëk në formë gjarpërore.

3. Nëse vendosni ti jepni fëmijës suaj një jastëk pas moshes 2 vjeçare, sigurohuni që ai ti përshtatet nevojave të tij dhe mos i jepni një jastëk të çfarëdoshëm që ju gjendet në shtëpi.

4. Jastëku duhet të jete relativisht i fortë në mënyrë që koka e fëmijës të mos ”zhytet’’ apo të mos vie deri te ngulfatja, asfiksia gjatë gjumit. Duhet të jetë jastëk me material antialergjik, më i vogël se një jastëk normal sikurse për të rriturit dhe sigurisht që mund të lahet .

Çfarë duhet të bëni për sigurinë e fëmijës tuaj gjatë gjumit?
• Vendoseni fëmijën në ambiente të rrafshta, më së miri shtratin e veçantë dhe në shpindë.

• Pozicioni i shtratit të foshnjës të jetë patjetër i ngritur te koka (edhe nëse nuk k refluks ). Kjo e ndihmon që nëse vjen deri te vjellja, të mos mbytet.

• Për një gjumë të rehatshëm në ambientin ku foshnja qëndron apo ku foshnja bën gjumin, nuk do duhej asnjëherë të kishte tym duhani, pra nuk do duhej që aty dikush të ndizte duhanin.

• Aplikojeni gjithnjë në dy vitet e para të jetës. Deri në vitin e parë e domosdoshme. Kështu do i ofroni më të mirën e mundshme fëmijës tuaj.

• Deri ne moshën 1 vjeç do ishte mirë fëmija juaj të fle me ju në dhomë, por në shtratin e tij. Kjo e zvogëlon rrezikun nga vdekja e papritur por edhe ekseset tjera gjatë kësaj moshe.

• Dysheku i fjetjes duhet të jetë i sheshtë plotësisht dhe me fortësi mesatare, pra jo i butë.

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk lejohet jastëk në formë gjarpërore, pasi rreziku është shumë i madh.

Çfarë duhet të shmangim në gjumin e fëmijës tuaj ?

• Kujdes dhe mos flini asnjëherë me fëmijën tuaj në shtrat ose krahun e dorës sidomos në muajt e parë. Janë muaj të lodhjes pas shtatzanisë dhe lindjes dhe përqendrimi i juaj si nënë është shumë më i zvogëluar dhe duke marrë foshnjën tuaj pranl vetes, rrezikoni direkt jetën e tij.

• Kujdes me gjidhënjen, mos e shtrini fëmijën duke e vendosur në gji dhe ashtu të fleni. Është shumë shumë e rrezikshme. Pasi të mbaron gjidhënjen, vendoseni në shtratin e dedikuar për të, pra shtratin e veçantë.

• Mos e mbuloni fytyrën e foshnjës tuaj me qarqaf apo rroba tjera për të fjetur.Mos e mbuloni në asnjë rrethanë.

• Mos e vendosni në gjumë foshnjën tuaj asnjëherë me shishe në goje apo meme mashtruese.

Fëmija juaj sot është gjëja më e shtrenjtë në jetën tuaj. Kujdes mos e rrezikoni me veprime jo të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme