Cila është koha më e mirë për ushtrimet e ditës

13:45 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Për shkak të orarit tonë të ngarkuar, është e vështirë të gjejmë kohë për ushtrime.

Në mes të karrierës sonë, jetës sociale, dhe maratonës së filmave të ri që na presin, do të jetë e vështirë të gjejmë kohë për ushtrime edhe pse ne jemi të vetëdijshëm që ato janë vitale për shëndetin dhe mirëqenien tonë, shkruan HealthLine, transmeton Gazeta Shneta.

Rasti kur ushtrojmë në mëngjes

Logjikisht, ka shumë përparësi kur ushtrimet tona i kryejmë në mëngjes.

E para, ju do t’i kryeni ushtrimet tuaja para se të filloj dita juaj. Kjo do të thotë se do ta filloni me endomorfinë, dhe një ndjenjë të mirë kur e dini se keni realizuar diçka para orës 9, diçka që disa njerëz nuk e realizojnë gjatë gjithë ditës. Ky padyshim që do të jetë një start i mirë.

Për më shumë, ju nuk keni nevojë të mendoni për ushtrime pasdite apo në mbrëmje. Kjo do të jetë lehtësim, duke pasur kohë për darkë, kaluar kohë me shokë, ose vetëm për t’u relaksuar.

Benefitet, duke u bazuar në shkencë

Studimet mbështesin idenë e ushtrimit në mëngjes. Një studim i publikuar në Medicine and Science in Sports and Exercise vlerësoi si reaguan gratë për ushqimin pas ushtrimeve, si gjëja e parë që bënë në mëngjes. Kur pjesëmarrëset që morën pjesë në studim – gratë me trup të shëndoshë dhe ato obeze – ecën 45 minuta, ato ishin më pak të tërhequra nga fotot e ushqimeve të shijshme krahasuar me gratë që nuk ushtruan fare.

Gjatë ditëve kur pjesëmarrësit e studimit ushtruan në mëngjes, ata e kanë rritur edhe aktivitetin fizik gjatë gjithë ditës në krahasim me ditët kur nuk kanë bërë ushtrime në mëngjes. Përparësi tjetër e të bërit fitnes në mëngjes është rritja e metabolizmit, që do të thotë ju do të digjni kalori gjatë gjithë ditës kur ju hani në krahasim me aktivitetet e mbrëmjes kur kaloritë digjen gjatë gjumit.

Dëshironi më shumë arsye për ushtrime në mëngjes? Studimet tregojnë se ushtrimet në orën 7:00 në mëngjes, krahasuar me ushtrimet pasdite ose në mbrëmje, ndihmon individualët të bëjnë gjumë më të mirë gjatë natës.

Një tjetër argument në favor të ushtrimeve të mëngjesit është fakti që ushtrimet me stomak të zbrazët ndihmojnë në djegien e yndyrës. Ushtrimet mund të djegin 20% më shumë yndyrë trupore kur ato bëhen në stomak të zbrazët. Kjo është shumë më lehtë e arritshme në mëngjes, krahasuar me ditën e plotë kur ju hani rregullisht.

Rasti i djersitjes pasdite ose gjatë natës

Përderisa shohim se ushtrimet në mëngjes janë ideale, edhe ushtrimet pasdite kanë përfitimet e tyre. Ushtrimet pasdite do të ju sigurojnë disa orë gjumë më shumë në mëngjes, po gjithsesi ka edhe benefite të tjera!

Benefitet, duke u bazuar në shkencë

Një studim tregon se trupi juaj do të jetë në formë më të lartë pasdite. Pasi temperatura e trupit rritet gjatë ditës, kjo bën optimizimin e funksionit të muskujve, rritë fuqinë, dhe durim gjatë performancës.

Në mes orës 14:00 dhe 18:00, temperatura e trupit tuaj është në nivelet më të larta. Kjo do të thotë që ju do të ushtroni në kohën kur trupi juaj është tërësisht gati, kështu duke e bërë kohën më efektive për ushtrime.

Për më shumë, marrja e oksigjenit është më e shpejtë në mbrëmje, që do të thotë ju do t’i përdorni resurset tuaja më ngadalë dhe në mënyrë më efektive se në mëngjes. Ushtrimet në mëngjes kërkojnë edhe ngrohje shtesë para ushtrimeve, gjë që mund ta largojë fokusin tuaj nga ushtrimet.

Në orët e vona, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut janë në nivelet më të vogla, gjë që zvogëlon shanset e lëndimit dhe rritë performancën.

Edhe pse disa janë të brengosur për faktin se ushtrimet e natës mund ta pengojnë gjumin, një tjetër studim pohoi se personat që kanë ngritur pesha në mbrëmje kanë bërë gjum më të mirë dhe kanë fjetur për kohë më të gjatë se personat që kanë ushtruar në mëngjes.

Përfundimi

Pra, kur është koha më e mirë për ushtrime? Përderisa shkenca dhe studimet duken kontradiktore, një gjë është e qartë: Ushtrimet janë të rëndësishme, pavarësisht kohës në të cilën kryhen ato.

Çka me të vërtetë ka rëndësi, është gjetja e kohës gjatë ditës që është e përshtatshme për ju dhe orarin tuaj, dhe të vazhdohet me të. Duke bërë ushtrimet vazhdimisht në të njëjtën kohë, ju do të arrini rezultatet më të mira. /Gazeta Shneta/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme