Me ndryshime të mëdha në politikë, me një revolucion digjital dhe një ndryshim klimatik, një pyetje më ka intriguar për vite me radhë: kur ka qindra mundësi të mundshme për drekë, përse gjithmonë blej të njëjtin sendviq? Pse gjithmonë porosis të njëjtin ushqim? Rreth 52 % e pjesëmarrësve në një sondazh thanë se hanë të njëjtën gjë për drekë tre deri në katër ditë të javës. Më shumë se 8/10 % thanë se hanë të njëjtën gjë së paku dy herë në javë.
Përgjigja përse ne gjithmonë marrim sendviq të njëjtë për drekë megjithatë, shkon përtej preferencës sonë.
Është një zakon
Profesori Roy Baumeister, psikolog i specializuar në vullnetin e lirë sugjeron që “mendja njerëzore është projektuar për të formuar zakone dhe për të bërë gjërat automatikisht të cilat, konsumojnë më pak vullnet dhe energji mendore sesa të bëjnë zgjedhje të lirë autentike”.
Dr. Sander van der Linden, gjithashtu spekulon se zakoni luan një faktor përse ne gjithmonë e përfundojmë blerjen e njëjtë të një sendviqi në mënyrë të përsëritur. Këto zakone mund të “nxiten nga të dhëna të qëndrueshme mjedisore”, sugjeron ai.
Konteksti ka rëndësi
Rutinat e drekës na lejojnë të dalim nga natyra e përsëritur e ushqimeve. Për këtë arsye, jeni në rregull me sendviqin tuaj të njëjtë në zyrë, por doni të provoni diçka të re kur jeni duke punuar larg nga tavolina juaj. Me fjalë të tjera, konteksti ka rëndësi.
Ne jemi të hutuar
Një tjetër temë e rregullt në komentet e njerëzve ishte se ata ishin shumë të hutuar nga puna për të menduar si duhet për zgjedhjen e tyre të ushqimit. Disa studime tregojnë se kur ne jemi të hutuar ka të ngjarë që të bëjmë përsëri veprime të zakonshme pasi, zhurma ka të ngjarë që të zë pjesën më të madhe të kujtesës tonë punuese.
Diferencimi i shumëllojshmërisë
Një raport mbi tendencat e pazarit nga Co-op në vitin 2015 zbuloi se 27 % prej nesh zgjedhim ushqimin tonë për çdo ditë. Kjo prirje në rritje për të blerë vetëm për një ditë na ka çuar në konsumimin e më pak varieteve. Është interesante që kjo mungesë e varietit mund të shpjegohet me një fenomen të quajtur paragjykim i shumëllojshmërisë .Në thelb ne zgjedhim më shumë larmi (dhe mendojmë më afatgjatë) kur marrim vendime njëkohësisht, në vend që të marrim vendime në mënyrë të vazhdueshme.
Lodhja e Vendimit
Koncepti i lodhjes së vendimit ka qenë në modë për dekadën e fundit. Ky koncept përshkruan pse pas kalimit të dy orëve duke shfletuar nëpër çdo faqe interneti, ju ndiheni plotësisht të lodhur. Njerëzit janë në gjendje të bëjnë një numër të caktuar vendimesh çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne formojmë zakone kështu që, mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në vendimet që me të vërtetë kanë rëndësi.
Uria ndikon në vendimmarrjen tonë
Në mënyrë intriguese, studimet kanë treguar gjithashtu se sasi të vogla të glukozës mund të kundërshtojnë efektet e lodhjes së vendimeve. Ndoshta, niveli juaj i glukozës para se të hani drekë është duke kontribuar në atë se pse ju duhet dy minuta për të ngulitur sytë në opsionet tuaja të ushqimit, para se të vendosni për të njëjtën gjë që hani gjithmonë./revista psika
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...