Çifti ka zbuluar dietën ekstreme të humbjes së peshës dhe kundër plakjes

14:07 | 16 Shtator 2018
Arbresh.info

Një çift që nuk ka ngrënë asgjë tjetër përveç frutave për tre vite pretendojnë se kjo dietë ekstreme i ka bërë ata të ndjehen shumë më mire dhe ju ka ndihmuar në humbje peshe dhe kundër plakjes.

 

Tina Stoklosa, 39, dhe i fejuari i saj Simon, 26, kanë zbuluar se duke ngre fruta ata ndjeheshin më të lumtur dhe me plot energji për më pak se një javë shkruan Daily Mail përcjell arbresh.info

Ata kanë dokumentuar mënyrën e të jetuarit të tyre pas zhvendosjes në Bali. Tina për një kohë shumë të shkurtër kishte humbur peshë nga 83kg në 51kg.

Çifti tani konsumojnë vetëm fruta të ëmbël diku rreth 2,000 deri në 4,000 kalori në ditë kurse për të shuar etjen konsumojnë ujë kokosi.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se nuk i kanë pastruar dhëmbët që dy vite për shkak se fibrat që i marrin nga frutat i pastrojnë vetë dhëmbët.

Të dy kanë vendosur që të mos i rikthehen më mënyrës së të ushqyerit “normal”./arbresh.info/

  

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme