Google ADS

Çifti i lindur në të njëjtën ditë, në të njejtin spital, martohet pas 27 vitesh

21:14 | 6 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Këta dy ‘pëllumba’ erdhen në jetë në të njejtën ditë dhe në të njejtin spital.

Por fati ka dashur që këta të vazhdojnë edhe pjesën tjetër të jetës bashku, transmeton portali arbresh.info

Jessica Gomes dhe Aaron Bairos u takuan në vitin 2007 përderisa ishin në shkollë të mesme.

gomes3 gomes4

“E dija qysh në fillim se ai ishte ndryshe”, tha Gomes për revisten People. “Ai ende më bën të qesh dhe askush më mirë se ai nuk mund ta bëjë këtë”.

Shumë shpejt ata e kuptuan se përveç ditëlindjes së përbashkët, ata edhe kishin lindur në të njejtin spital.

Çuditërisht, Gomes dhe Bairos lindën të shtunën, më 28 prill 1990, në spitalin Morton në Taunton, Massachusetts. Jo vetëm kaq, por sipas një gazete që e kishte ruajtur gjyshja e Gomes, ata ishin foshnjat e vetme të listuara që kanë lindur në spital atë ditë.

gomes2

“Nuk i besova kur më tha në fillim, sepse më ngjante diçka e çmendur”, tha Gomes.

Ata thanë se çdo ditëlindje e tyre festohet mes shumë shakave që bëjën familjarët dhe miqtë me ta.

gomes1

Bairos i propozoi Gomes-it në nëntor të vitit 2015, ndërsa ata kaluan nëpër Kopshtin Publik të Bostonit. Ai u kërkoi miqve dhe familjarëve që të fshiheshin diku në mënyrë që të bënin suprizën edhe më të bukur.

Ata u martuan me 9 shtator./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme