Një çift amerikan mesatarisht shpenzon 132 orë në vit për të vendosur ku të hajë, sipas të dhënave të reja.
Pyetja se “ku duhet të hamë sot” mund të jetë trishtuese për shumicën e çifteve që kërkojnë ta përmbushin apetitin e tyre, transmeton Telegrafi.
Anketimi me 2000 njerëz të cilët janë në lidhje serioze ka treguar se 37 për qind e çifteve rregullisht kanë probleme të pajtohen se ku duhet të hanë, ndërsa vetëm 13 për qind kanë thënë se kjo nuk është fare problem.
Pyetja “çfarë dëshiron të hamë” bëhet 365 herë në vit (6.67 herë në javë mesatarisht) – duke rezultuar në dy orë e 32 minuta në javë për të negociuar se çfarë shujte do të hani.
Kur nuk mund të arrihet marrëveshja për vendin ku do të hanë, meshkujt janë më të prirë të jenë ata të cilët lëshojnë pe dhe pajtohen me atë çfarë ka sugjeruar partnerja.
Darka duket të jetë shujta më problematike, pasi 46 për qind e të anketuarve kanë treguar se është shujta për të cilën debatojnë më së shumti.
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...