Ideja se çiftet e lumtura që vërtet e dashurojnë njëri-tjetrit mund t’ju duket si budallaqe, por, në mënyrë befasuese, ka dëshmi që e mbështesin këtë deklaratë.
Sipas shumë studimeve, çiftet raportojnë të jenë të lumtur dhe të kënaqur në lidhjen/martesën e tyre kanë më shumë gjasa të trashen, transmeton Telegrafi.
P.sh., hulumtimet e kryera nga Universiteti i Karolinës Veriore kanë analizuar peshën e më shumë se 8,000 personave dhe kanë konstatuar se një grua e martuar mund t’i shtojë mesatarisht 13 kilogramë gjatë 5 vjetëve të parë të martesës.
Në anën tjetër, femrat të cilat nuk janë të martuara por bashkëjetojnë me partnerët, i shtojnë rreth 10 kilogramë, e ato që vetëm janë në lidhje i shtojnë vetëm 6-7 kilogramë.
Edhe meshkujt që kalojnë në tranzicion nga të qenurit beqar në një lidhje shtojnë peshë, diku rreth 13 kilogramë pas dy vjetëve.
Thënë më thjesht, studimi ka arritur në një përfundim se ekziston një lidhje e fortë mes lidhjeve romantike dhe numrit të personave që janë mbipeshë.
Sidoqoftë, ndonëse shtimi i peshës është evident në lidhjet afatgjate, vlen të ceket se ka edhe zvogëlim të dukshëm të abuzimit me duhan dhe alkool.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...