Ditëve të sotme çiftet vazhdimisht e bëjnë publike në rrjete sociale jetën e tyre romantike, e shpeshherë këtë e bëjnë disa herë brenda dite
Një studim i ri tregon se ata të cilët nuk shpërndajnë foto apo statusa në rrjete sociale për lidhjen e tyre, janë më të lumtur.
Studimi e thekson se është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të jeni krenar për personin që e dashuroni, por thotë se ekziston një lidhje mes asaj se sa vërtetë jeni lumtur dhe sa shpesh postoni diçka vetëm për t’u paraqitur e lumtur.
Në përgjithësi, njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë më fatlum sepse përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale është i ndërlidhur me depresion, pasi që i nxitë njerëzit t’i krahasojnë jetët e tyre me të tjerëve, transmeton Telegrafi.
Kur jeni të lumtur dhe në dashuri, ju nuk keni shumë kohë të postoni statuse apo të ngarkoni selfie.
Veç kësaj, është e gabuar që të ndiheni më mirë vetëm për faktin jeta juaj duket e përsosur në rrjete sociale.
Pra, hulumtimet tregojnë se ata që janë të kënaqur me lidhjet e tyre nuk kanë nevojë të kërkojnë ndjenja të përmbushjes në internet, sepse janë të lumtur si çift dhe nuk kanë nevojë t’ia dëshmojnë askujt këtë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...