Nëse zënkat nuk janë të panjohura në lidhjen tuaj, gjasat janë të mëdha që diçka e tillë të mos ndryshojë.
Ekspertët amerikanë kanë përcjellë 1.000 çifte martesore për një periudhë 20-vjeçare. Participantët kanë qenë të ndarë në tre grupe, varësisht nga shpeshtësia e zënkave- çiftet me nivel të ulët, të mesëm dhe të lartë të mosmarrëveshjeve.
Hulumtuesit pranë Universitetit të Ohios duke analizuar të dhënat kanë ardhur në përfundim se niveli i zënkave ka ndryshuar shumë pak pas kalimit të viteve, po ashtu, çiftet të cilët ishin zënë më pak me njëri-tjetrin, më shpesh kishin ardhur te vendimet e përbashkëta.
Kjo i ka befasuar autorët e studimit, pasi që kanë menduar se sjellja e përbashkët e vendimeve është nxitëse e mosmarrëveshjeve, megjithatë faktet kanë treguar se nuk ndodh kështu.
Nëse të dy palët kanë të drejtën për të votuar, atëherë ata janë të kënaqur me lidhjen dhe nuk janë të prirë për zënka.
Cilat janë sjelljet për t’u evituar, që mbartin rrezikun e një ndarjeje?
Pa frikë mund të themi, kritika për partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me përpjekjet për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd.
Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar ‘dëmin’./ts/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua