Google ADS

Çiftet që dehen bashkë janë më të lumtur bashkë

21:35 | 1 Korrik 2019
Arbresh.info

Një studim ka zbuluar se çiftet që konsumojnë alkool së bashku janë në përgjithësi më të lumtur.

Hulumtuesit e këtij studimi, i cili është publikuar në The Journals of Gerontology, kanë dashur të shohin nëse ka ndonjë lidhje mes konsumimit të alkoolit dhe lumturisë martesore, e veçanërisht te çiftet më të vjetra.

Studimi ka zbuluar se çiftet që konsumojnë alkool së bashku kanë martesë më kualitative dhe më të lumtur, e veçanërisht gratë.

Për ta shpjeguar më thjesht, studimi ka zbuluar se çiftet që konsumojnë alkool në sasi të moderuar raportojnë se janë më të lumtur.

Por, nëse veç njëri prej tyre konsumon alkool, atëherë kjo nuk është edhe aq e mirë për lumturinë martesore.

Pjesa kryesore e kësaj lumturie shtrihet në atë se sa shumë pini dhe në çfarë kohe.

Për të ardhur në këtë konstatim, hulumtuesit kanë analizuar 4,864 pjesëmarrës të cilët kanë qenë të martuar për 33 vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme