Mos bëni gabim, sepse sipas studimeve të fundit shkaku kryesor i ndarjeve dhe divorceve janë problemet financiare.
Sipas studimit të kryer nga Universiteti në Kansas, diskutimet ekonomike janë shkaku kryesor i ndarjeve, transmeton portali arbresh.info.
Sonya Britt, autore e studimit, ka theksuar se dallimet se si përdoren paratë janë burim i pashmangshëm i divorcit, pavarësisht nivelit ekonomik që mund të ketë çifti.
Kur vjen fjala te problemet ekonomike, dashuria nuk është e tëra që mund të mbulojë problemet.
Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të jetë e lumtur dhe e gjatë, duhet të jeni shumë të qartë që të organizoni sa më mirë jetën ekonomike.
Baza kryesore që mban lidhjen e fortë është që llogarite bankare të jenë veç e veç. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kontributi i përbashkët, si pagesa e ujit, energjisë elektrike, apo shpenzimeve të fëmijët të kryhen ndamas.
Studiuesit thonë se marrëveshja rreth shpenzimeve shtëpiake dhe pagesa e barabartë sjell rehati në jetën bashkëshortore.
“Çdo subjekt ka një kriter tjetër të shpenzimeve. Disa njerëz janë më konservatore se të tjerët. Kjo shkakton një nga anëtarët e çiftit të mendojnë se ata humbasin kontrollin e financave të tyre, duke krijuar një gjendje të vazhdueshme të tensionit që ata të nxjerrim përfundim në marrëdhëniet e tyre”, ka theksuar Britt.
Megjithatë, ajo sugjeron që çiftet të kenë secili llogari bankarë në mënyrë që të kryejnë shpenzimet e tyre personale. /Arbresh.info
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!