Ne jetojmë në një kohë të çuditshme, kur për disa njerëz më shumë ka rëndësi një status në internet sesa çfarë po ndodh realisht në botën e vërtetë.
Në kohën e rrjeteve sociale jeta e dikujt vlerësohet në bazë të fotografive dhe qëndrimeve që shfaqin në profilet si Facebook dhe Instagram.
Gjykimet për ta shpesh janë të gabuara, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa arsye interesante pse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre, ose postojnë shumë rrallë.
Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë momentin, vendin, kohën bashkë, pa e ndarë me të tjerët.
Në këtë kohë shpesh problemet në çift ndodhin shkaku i rrjeteve sociale. Jetën tuaj ruajeni për vete.
Lumturia e vërtetë vjen thjesht duke qenë në një marrëdhënie të shëndosh me të dashurin-dashurën tuaj.
Askush nuk mund të provojë diçka për të gjithë
Dhe gjëja më e rëndësishme…
Hulumtuesit kanë gjetur se çiftet që nuk i përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që postojnë rregullisht, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht jetën e tyre me të kolegëve ose të miqve – që gjithmonë disi duken më të mirë ose më të lumtur.
Ne shumë shpesh harrojmë se të gjitha gjërat tonë të vërteta – marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona – janë tonat dhe se nuk kanë nevojë për Like dhe Emotikone nga të tjerët.
Shijojeni momentin tuaj për ju, vetëm për ju ?
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...