Channel është mes të paktave marka të njohura që po i reziston tundimit të shitjeve online.
Ndërsa firmat rivale po eksperimentojnë me faqe në internet për të fituar klientë të rinj, presidenti i Chanel Bruno Pavlovski thotë se nuk do të dorëzohet as në të ardhmen e afërt.
Deri më tani firma e njohur për kostumet e stofit dhe çantat e lëkurës 4300 dollarëshe, shet online parfume, syze e produkte bukurie, por deri më tani nuk e ka kaluar këtë kufi.
‘Nëse ia jep të gjitha kujtdo menjëherë, mendoj se humbet ekskluzivitetin’-tha Pavlovsky gjatë një konferencë në Paris. Megjithatë ai nuk përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhte një dite.
Markat luksoze fillimisht hezituan të shisnin në internet produktet, të shqetësuara se vënia në dispozicion për masën do të dëmtonte prestigjin e tyre. E megjithatë shumë prej tyre ju dorëzuan joshjes për tërheqjen e klientëve të rinj.
Sipas të dhënave fitimet e kompanisë së kontrolluar nga Alain and Gerard Wertheimer, ranë me 35 përqind në 2016-ën ndërsa shitjet me 9 përqind. Ndërkaq shumica e rivaleve kanë shijuar rritje të kënaqshme./Top Channel
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...